• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Shthuren” familjet shqiptare. Rriten divorcet, abortet dhe vdekjet, ulen lindjet

by A R
20/05/2016 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Popullsia e vendit është futur në një proces gati degradues prej divorceve në rritje, numrit të lartë të vdekjeve, rënies së lindjeve, aborteve të shtuara dhe emigracionit të lartë më 2015. Një raport i fundit i INSTAT shumë i detajuar sjell të dhëna për dinamikën e popullsisë së vendit. Sipas të dhënave, shihet se më 2015 numri i vdekjeve është rritur me 8 për qind në krahasim me një vit më parë. Teksa numri i lindjeve është ulur me 8.5%, abortet i janë rikthyer rritjes. Nga ana tjetër, martesat që shkuan në divorc ishin 24% më shumë se në vitin 2014, raporton INSTAT.

Vdekjet rritje me 8%

Kjo rritje, sipas INSTAT vjen kryesisht nga një raportim më i mirë i vdekjeve nga gjendja civile. Vdekjet sipas grupmoshave tregojnë se në të gjitha grupmoshat meshkujt kanë një përqindje më të lartë të vdekjeve, duke përjashtuar grupmoshën e fundit mbi 80 vjeç. Kjo ndodh pasi jetëgjatësia e meshkujve është më e ulët se ajo e femrave. Në vendin tonë për vitin 2015 meshkujt jetojnë mesatarisht 4 vite më pak se femrat.

Vdekshmëria foshnjore është 7,8 për djemtë dhe 6,3 për vajzat. Ky tregues për meshkujt ka mbetur në të njëjtat shifra krahasuar më një vit më parë, ndërkohë për vajzat ka një përmirësim duke e krahasuar me vitin 2014 i cili ishte 8,0.

2015, divorcet rriten me 24 %

 Numri i familjeve të divorcuara në fund të vitit 2015 arriti në 5255 nga 4240 të tilla në vitin 2014 duke shënuar një rritje vjetore me 23.9%, teksa gjatë vitit 2015 në vendin tonë janë regjistruar rreth 25 mijë martesa. Nëse analizojmë martesat sipas grupmoshës dhe gjinisë, shohim se tek femrat më shumë se 50% e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 86% e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç. Kjo shpjegon dhe moshën relativisht në martesë për femrat e cila është 24,1 vjeç. Ndërkohë martesat sipas grupmoshës për meshkujt paraqiten 63% e martesave te meshkujt realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 86% e martesave për këtë gjini realizohen deri në moshën 29 vjeç. Mosha mesatare e martesës për meshkujt është 29,6 vjeç. Një tregues interesant është normat e martesave sipas grupmoshave ndër vite. Shohim se kemi një rënie të normës së martesës deri në moshën 24 vjeç. Kjo shpjegon dhe rritjen e lehtë të moshës mesatare në martesë të vajzave. Krahasuar me 10 vite më parë femrat martohen relativisht një vit më të mëdha. Ky ndryshim është relativisht i ngadaltë, por kjo sjellje vihet re me të njëjtin trend.

Numri i lindjeve bie me 8.5%, abortet rriten 0.8%

Teksa numri i lindjeve është ulur me 8.5 për qind në vitin 2015, numri aborteve nga ana tjetër raportohet me rritje.  Të paktën nga 2006 treguesi i abortit ka qenë në trajektore rënëse por me 2015, grafiku ka ndryshuar krah. Abortet sipas INSTAT kanë pësuar rritje vjetore me 0.8%  ose 47 aborte me shumë. Aborti është ndërprerja e barrës që ka ndodhur para javës së 28-të  dhe kur ky produkt është fetus i vdekur. Ka dy kategori abortesh aborte spontane dhe aborte të provokuara. Abort i provokuar ka për origjinën një veprim të ndërmarr me qëllim për të ndërprerë barrën. Të gjitha abortet e tjera konsiderohen spontane.

Raporti i fundit i INSTAT “Femra-meshkuj” sjell të dhëna shumë më të detajuara në krahasim me raportet e mëparshme. Burime nga INSTAT pohuan se stafi ka punuar shumë për të arritur në kët rezultate, ndërsa një shtytje e madhe ka ardhur nga ish drejtori i INSTAT, z.Gjergji Filipi, i cili u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta pak muaj më parë.

(monitor.al /r.a)

Next Post

Kush janë deputetët që janë dënuar apo hetuar për vepra penale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

February 22, 2026
Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

February 22, 2026
“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

February 22, 2026
Të krishterët ortodoksë nisin Kreshmën e Madhe/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: “Kreshma – udhëtim drejt Zotit”

Të krishterët ortodoksë nisin Kreshmën e Madhe/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: “Kreshma – udhëtim drejt Zotit”

February 22, 2026
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Të humbësh ndjenjat… në trafik dhe trafiku si emergjencë kombëtare!

February 22, 2026
“Ligji për portet strategjike forcon modelin pa garë”/ Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

“Ligji për portet strategjike forcon modelin pa garë”/ Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

February 22, 2026
Juglindja e paralizuar, Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet/ ARRSH: Ura te “Arrat e Gurrës” do të demontohet!

Juglindja e paralizuar, Prokuroria e Elbasanit nisi hetimet/ ARRSH: Ura te “Arrat e Gurrës” do të demontohet!

February 22, 2026
Përmendet mbi 1 mijë herë! Kush është personi që tentoi t’i pastronte imazhin Epstein

Përmendet mbi 1 mijë herë! Kush është personi që tentoi t’i pastronte imazhin Epstein

February 22, 2026
“Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore

“Jam djali i mbretëreshës, nuk mund të ma bëni këtë”/ Reagimi i ashpër i ish-Princit Andrew kur u dëbua nga rezidenca mbretërore

February 22, 2026
Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

Deri 80% e banorëve të rritur të Shqipërisë as agjërojnë dhe as mbajnë kreshmë

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In