• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtetin e Kosovës e themeloi Amerika, dhe jo Albin Kurti

by Kreshnik Spahiu
01/02/2023 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kreshnik Spahiu

Zelenski sot do ishte i vrarë ose i burgosur në Siberi, dhe Ukraina do ishte nën flamurin e Rusisë nëse Amerika dhe Gjermania nuk do e mbronin sovranitetin e saj.

44 milion ukrainas nuk mund ta mbronin dot shtetin e tyre pa Nato-n dhe SHBA.

Sot Albin Kurti ka mbetur i vetëm, kundër gjithë planetit në projektin e ri për Kosovën.

Pas një kalvari debatesh me diplomacinë amerikane, Albin Kurti u përpoq të vishej me kostumin gjerman dhe pro-europian, duke pasur ilulzionin se Amerika dhe Europa mund të kenë dy axhenda për Kosovën.

Investimi i BE tek gjykata speciale për arrestimin e liderve të UÇK i hapi rrugën dominimit të Vetvendosjes dhe rikthimit me shumicë qeverisëse të Albin Kurtit.

Aq shumë u investua Albin Kurti nga europianët sa ego e tij politike nuk pranonte të kishte asnjë aleat në qeverisje.

Por kalkulimet e Albin Kurtit brenda 1 viti dolën të gabuara.

Sot Albin Kurti është më i vetmuar se kurrë.

Pasi kundërshtoi projektin për korrigjimin e kufijve dhe bashkimin me Shqipërinë, sot ai po përballet me një projekt më të ndërlikuar.

10 komuna serbe brenda në Kosovë po formojnë de fakto autonominë brenda Republikës Kosovës.

Në këtë projekt fatkeqësisht serbët po i mbështet gjiithë bota:

– Amerika

– Bashkimi Eurpian

– Rusia

– Kina

– Gjermania dhe Franca

– Pjesëisht Shqipëria.

Albin Kurti ka mbetur i vetëm sepse diplomacia amerikane u lodh aq shumë me atë personalisht sa u detyrua, t’i kërkoj Gjermanisë ta bindin benjaminin e tyre “pro-gjerman”.

Sot Albin Kurti është kapur shah-mat.

Gjermania ka marr autorsinë e projektit për “autonominë” e serbëve në Kosovë.

Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar një draft-statut për “Asociacionin e Komunave në të cilat komuniteti serb i Kosovës është shumicë”. Ky draft-statut  i propozuar nga FES-i thekson se Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Aty theksohet se  Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin serb. Komunat mund të funancohen nga buxheti Kosovës por edhe i Serbisë.

Po pse Albin Kurti sot ka mbetur vetëm?

– Aktivistët e Vetëvendosjes janë në gjumē dhe sheshet janë bosh. Askush nuk proteston në Prishtinë, Prizren, Gjakove.

– Diaspora nuk del në protesta për kauzat e brakatisura të Albinit. Ata që fluturuan me avionë për ta votuar nga Londra, Berlini, Beukseli, Stokolmi nuk dalin në sheshet e Anglisë, Amerikës, Gjermanise, Belgjikës per ti dal në krah të Albinit sepse nuk mund protestohet kundër perëndimit.

– Shqipëria e ka lënë vetēm (qeveria dhe opozita) dhe nuk e mbeshtet Albinin në debatin kundër perëndimit.

– Amerika e ka bojkotuar dhe larguar madje edhe nga tryezat e saj, djaloshin mos-mirnjohës dhe plan-prishës për miliarda dollarë që SHBA shpenzoi për çlirimin e Kosovës.

– Europa e sheh si qesharak “Skënderbeun” e ri që shtiret sikur do mbroj perëndimin nga lindja por që ndryshe nga Gjergj Kastrioti që bashkoi kokat ky nuk pranon asnjë aleat.

– Opozita e Kosovës dhe çdo parti nuk e mbështet Albin Kurtin se kanë kuptuar që ai e ka egon e tij më të fortë se kauza kombëtare. Ai është i vetmi “patriot” që do ti zgjidh kauzat i vetēm dhe pa bashkpunim.

Dikur Albin Kurti denoncoi projektin e dyshimtë të presidentit Trump për ndryshimin e kufijve që në thelb synonte.

– Bashkim: Shqipëri-Kosovë-Preshevë

– Ndarje: 4 Komuna serbe në veri të Kosovës.

Sot pas 4 vjetësh Albin Kurti ka një projekt po aq problematik sa ai i pari por me një ndryshim.

Kosova po krijon “kancerin” brenda vetes por pa u bashkuar me Shqipëri dhe pa Preshevën.

Firmosja e projektit të “Asosacionit” nënkupton që 10 komuna dhe jo 4, së shpejti do shpallin autonomi.

Sa më shumë vonohet Albin Kurti, aq më shumë projekte të këqija do afrohen për Kosovën.

Albin Kurti është kujtuar vonë dhe është shumë prapa me kohën. Debatet dhe konfliktet e tij me opozitën kosovare, me qeverinë shqiptare, me diplomacinë amerikane, i dhanë kohë serbëve të tregohen më lobues dhe bashkpunues në diplomaci.

Albini tregoi se nuk gjente dot gjuhë as me Shqipërinë dhe jo më me Serbinë.

Albini humbi shansin e shpalljes referendumit të bashkimit me Shqipërinë.

– Ai sot është i vetëm kundër gjithë planetit.

– Ai është kundër perëndimit dhe lindjes.

– Ai është kundër veriut dhe jugut.

Më gjeni një aleat të Albin Kurtit brenda dhe jashtë kufijve?

Ai mendon se është si Skënderbeu, por nuk kupton se Gjergj Kastrioti themeloi i vetëm bazat e shtetit shqiptar, ndërsa shtetin e Kosovës e themeloi Amerika pa Albinin.

Pa Amerikën, Kosova do vazhdonte edhe 1000 vjet të tjera me demostrata, dhe maksimumi Albinit do ishte sekretar partie i Komunës autonome të Kosovës brenda Serbisë.

Albin Kurti po lufton kundër planetit sepse do pushtetin dhe jo shtetin.

Kosova nuk është prona e Albin Kurtit, por zemra e nënës Shqipëri dhe fëmija e SHBA-ve.

Next Post
Rriten frikshëm rastet! Infektohen 1846 qytetarë me COVID, humbin jetën dy të tjerë në 24 orë

COVID/ Regjistrohen 10 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit!

Comments 1

  1. Sejdi says:
    3 years ago

    Je vonuar pakëz Kreshnik. Është pritur që sa kohë, që një figurë e dëshmuar për “sukseset” e një pas njëshme në pulatiken gjithëkombëtare, ta udhëzojë Albinin, duke i ofruar këshilla të “mençura”, se si duhet të përballet me politiken grabitqare serbo-çetnike të Beligradit dhe si të përkulet para kërkesave të hileqarëve evro-perendimor. Megjithatë e paske kuptuar, se në mungesë të këshillave tuaja të “mençura”, Albini “është kapur shah-mat” dhe për pasojë edhe” ka mbetur vetëm”, me mbi 50% të mbështetjes së zgjedhësve.
    Mbetem në shpresë, se “mençuria” jote do të ndikojë pozitivisht, që rrethanat me ndikim në zgjidhjen e problemit kombëtar shqiptar do të marrin rrugë të “mbarë”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet për në 24 korrik seanca Veliaj-Dado, mungon avokati. Kryebashkiaku: Më duhet ndihmë juridike

Shtyhet për në 24 korrik seanca Veliaj-Dado, mungon avokati. Kryebashkiaku: Më duhet ndihmë juridike

July 3, 2026
Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Gjyqi me Dadon, Veliaj në Administrative: Vendimi i GJK tregon mangësi serioze në paraburgimin tim

July 3, 2026
Zgjerimi i BE-së: Ukraina dhe Moldavia përpara Ballkanit, Shqipëria dhe Mali i Zi në krye

Zgjerimi i BE-së: Ukraina dhe Moldavia përpara Ballkanit, Shqipëria dhe Mali i Zi në krye

July 3, 2026
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Utopia e pajtimit

July 3, 2026
Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

Lamallari: Dhunuesit e policisë nuk janë protestues, por vandalë

July 3, 2026
VIDEO/ Protestuesi ironizon Shehajn: I pafytyrë! Ka dy vite që është miratuar ligji… U kujtove tani që vijnë europianët!

VIDEO/ Protestuesi ironizon Shehajn: I pafytyrë! Ka dy vite që është miratuar ligji… U kujtove tani që vijnë europianët!

July 3, 2026
Arsyet e rivrasjes së të rënëve të 21 janarit!

“Zoti Braho a do të shohim drejtësi për 21 janarin?” Ja si përgjigjet kreu i SPAK

July 3, 2026
Nëse ka një llum të vërtetë në këtë protestë, janë ata që sulmojnë gazetarët

Nëse ka një llum të vërtetë në këtë protestë, janë ata që sulmojnë gazetarët

July 3, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

“NATO mbuloi boshllëqet e lëna nga SHBA!” Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

July 3, 2026
Priten zhvillime të reja në Lindjen e Mesme! Trump dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike

NYT: Izraeli planifikoi të vriste dy negociatorët iranianë, SHBA paralajmëroi fshehurazi Teheranin

July 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In