• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shteti vrau me 21 Janar” – tha GJEDNJ! Po SPAK pse hesht dhe nuk e heton këtë krim?

by Zef Brozi
13/01/2024 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zef Brozi

Hetimi e gjykimi i gjithanshëm i aktit terrorist shtetëror të 21 Janarit 2011është sot jo vetëm detyrim, por edhe test për SPAK-un dhe Gjykatën e Posaçme.

U bëj apel SPAK dhe BKH të guxojnë dhe të fillojnë pa vonesa të mëtejshme hetimet për këtë krim të tmerrshëm shtetëror. Dhe hetimet duhet të fillojnë me atë që ishte në majën e piramidës qeveritare përgjegjëse – ish kryeministri i asaj kohe dhe dhunuesi i përhershëm i institucioneve të Drejtësisë, Sali Berisha.

U bënë 13 vite nga dita e zezë e 21 Janarit 2011 kur akti terrorist shtetëror gjakosi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Shteti berishian vrau djallëzisht katër protestues paqësorë e të paarmatosur: Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën e Faik Myrtajn dhe plagosi dhjetëra protestues të tjerë mes të cilëve edhe gazetarin Fatos Mahmutaj, i cili tani është azilant politik në Belgjikë.

Për turpin e organeve të Drejtësisë as urdhëruesit e organizatorët e këtij krimi shtetëror, as sabotuesit dhe penguesit e hetimeve, as zhdukësit e disa provave të krimit, akoma nuk janë hetuar e gjykuar. Përkundrazi, disa prej tyre janë edhe sot deputetë në Parlament. Duket edhe si një lojë e turpshme sorollatjet për ekspertiza plumbash.

Hetimi i krimit shtetëror të 21 Janarit mbase është ndër më të lehtit për t’u hetuar sepse provat janë dhe shumë prej tyre dihen publikisht brenda e jashtë Shqipërisë. Mirënjohje e pafund atyre gazetarëve e televizioneve që me kurajo paraqitën në sytë e shqiptarëve dhe gjithë botës se si shteti vrau protestuesit atë 21 Janar.

Mbase si në asnjë tjetër krim nga pushtetarë të lartë, Saliu, që komandonte nga zyra e tij kryeministrore, disa herë ka pohuar publikisht me mburrje e kërcënime në media, televizione e takime se ishte i gatshëm të vriste edhe më shumë, edhe dhjetëra e qindra protestues. Ai madje premtonte “plumbin ballit” për kryetarin e opozitës së 2011-ës. Versionet e tij qesharake, kërcënimet dhe fyerjet ndaj Prokurores së Përgjithshme Ina Rama, sajimi i grupit puçist dhe ngritja e Komisionit Parlamentar për këtë, moszbatimi i urdhrave të prokurorisë etj., ishin disa nga përpjekjet e Saliut për të sabotuar hetimet dhe për të mos u vënë para drejtësisë.

Ish ministri Basha bën mirë të bashkëpunojë me SPAK-un sepse ai di shumë për të vërtetën e atij krimi shtetëror. Edhe ish- komandanti i Gardës e disa të tjerë nuk duhet të rendojnë veten për të shpëtuar Saliun.

U bëj apel medias, gazetarëve dhe kujtdo që ka prova e fakte të ndihmojnë SPAK-un dhe BKH në hetimin e plotë e të gjithanshëm të aktit terrorist shtetëror të 21 Janarit 2011.

Përshëndes SPAK dhe Gjykatën e Posaçme për disa hapa inkurajues drejt dhënies fund Pandëshkueshmërisë së krimit e korrupsionit të pushtetarëve e ish pushtetarëve të lartë të çdo kohe. Por qytetarët dhe institucionet ndërkombëtare presin më shumë prej tyre.

*Zef Brozi, Ish Kryetar i Gjykatës së Kasacionit (23 Shtator 1993 – 21 Shtator 1995)! Uashington, DC 12 Janar 2024.

Next Post
Moti: Ngrica dhe akull në veri dhe zonat e ulëta, bien temperaturat

Moti: Ngrica dhe akull në veri dhe zonat e ulëta, bien temperaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pasdite në shkollën e notit…”

March 22, 2026
Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

Protesta e opozitës, policia vendos autobot me ujë pranë vilës 31 për parandalimin e incidenteve të mundshme

March 22, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse do bëhet shpejt porti i ri në Porto Romano?

March 22, 2026
“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

“Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet

March 22, 2026
Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

Mbahet sot protesta kombëtare e opozitës, Berisha mbërrin në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

Protesta e PD/ “Blindohen” me gardh metalik institucionet dhe xhamia e Namazgjasë! Forca të shtuara policore në terren

March 22, 2026
Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

Hungaria “spiune” e Moskës në BE? Washington Post: Rusia në alarm për rënien e mbështetjes ndaj Orban!

March 22, 2026
Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët dhe angazhon ushtrinë

March 22, 2026
Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

Autobusi me tifozë të Manchester City në Angli përfshihet nga flakët rrugës për në finale, evakuohen pasagjerët

March 22, 2026
Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

Përcolli djalin për në ushtri, humb jetën në aksident në Greqi 45-vjeçari nga Lezha (EMRI)

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In