• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shteti i reduktuar në pazare pranë oxhakut të “Vila Pacolli”

by Enver Robelli
06/09/2017 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkuarja e kryetarëve të partive politike të Kosovës në shtëpinë e Behgjet Pacollit për të nënshkruar marrëveshje politike tregon mentalitetin parashtetëror dhe mungesën e kulturës elementare për dinjitetin e posteve publike.

Nga Enver Robelli/ 

Shumica e posteve publike, veçanërisht ato të nivelit të lartë, kanë dinjitet – ashtu siç ka njeriu dinjitet. Në gjermanisht flitet për «Würde des Amtes»: bartësi i një posti publik duhet të kujdeset që ta ruajë dinjitetin e funksionit që ushtron; kuptohet bartësi i postit duhet të ketë edhe vetë dinjitet. Në Gjermani kjo vlen sidomos për kancelarin (kancelaren), presidentin, kryetarin e parlamentit, presidentin e Gjykatës Kushtetuese. Në Francë kultivimi i dinjitetit të postit është lartësuar shumë me qëllim që t’i bëhet me dije popullit, por edhe opinionit botëror se sa të rëndësishme janë postet më të larta publike të republikës. Jo rastësisht fjala republikë buron nga gjuha latine («res publica») dhe domethënë punë, çështje publike. Dhe çështjet publike duhet të jenë transparente.

Shembull i kundërt është Kosova. Republikë pa res publica. Në postet më të larta publike arrijnë të zgjidhen më shumë me dredhi se sa me procedura të pastra demokratike figura që së pari nuk kanë dinjitet, andaj nuk u intereson aq dinjiteti i postit. Sepse posti nuk shikohet si mundësi për t’i shërbyer qytetarëve, por për të ndarë privilegje për klanin përkatës. Rrjedhimisht, zyrat qeveritare, zyrat e Kuvendit, zyrat presidenciale nuk janë vende ku ndihen rehat politikanët e Kosovës. Ata vendimet i marrin në kafehane, në banesa private, në ambiente hotelesh, në motele, në lokale në periferi. «Hajt se shihemi atje për kafe e flasim» – kjo ka qenë njëra ndër fjalitë më të përmendura në përgjimet e aferës «Pronto». Ku është «atje»? Nuk bëhet fjalë për institucione shtetërore, por për kthina jashtë tyre. Sepse kthinat janë vendi i intrigave.

Pardje opinioni i Kosovës pati rastin të shohë deri ku ka arritur degradimi i çdo kulture institucionale. Shkuarja e kryetarëve të partive politike të Kosovës në shtëpinë e Behgjet Pacollit për të nënshkruar marrëveshje politike tregon mentalitetin parashtetëror dhe mungesën e kulturës elementare për dinjitetin e posteve publike. Ish-kryetari i Kuvendit, ish-kryeministri dhe suita e tyre shkuan te oxhaku i «Vila Pacolli» për të bërë pazaret e radhës. I zoti i shtëpisë, në stilin e një patriarku kaukazian, nënshkruante «ndarjen e plaçkës»: kaq poste ministrore, kaq zëvendësministra, kaq anëtarë të bordeve drejtuese të agjencive shtetërore, kaq ambasadorë.

Ambienti ku nënshkruhej kjo marrëveshje, pra «Vila Pacolli», ilustronte shumë mirë kapjen e shtetit dhe shndërrimin e tij në lodër në duart e disa burrave që vërshimat e (pas)luftës i sollën në pushtet. Para shefit të PDK-së dhe të AAK-së në «Vila Pacolli» kishte shkuar të nënshkruajë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor edhe Isa Mustafa. I njëjti në vitin 2014 kishte shkuar në Hajvali inkognito me një Fiat Panda.

Në analet e historisë ka hyrë edhe vizita e dy «gazetarëve» me kamerë në «Vila Pacolli», me ç’rast njëri (ai i Prishtinës) i tregonte publikut se ku fle «zoti Pacolli» dhe ku i palon brekët, ndërsa tjetri (ai i Tiranës), i etur pas famës dhe parave si shoku i tij, gojëhapur entuziazmohej kur «zoti Pacolli» tregonte se si gjyshin e ka pasur diçka si truprojë të Kralit (mbretit serb), ndërsa vetë paskësh qenë «adjutant i Titos», aq i afërt madje me të, saqë e kishte parë edhe «cullak» mareshalin jugosllav (sipas një interviste dhënë një kolegu të «Frankfurter Allgemeine Zeitung»). Kush mund të tregojë për përvoja të tilla? A ka ndonjë biznesmen që e ka parë Fidel Castron cullak?

Pothuaj cilësi të anekdotës ka edhe rrëfimi për një ish-president të Shqipërisë, mjaft i etur për tryeza të shtruara gjerë e gjatë, i cili në Prishtinë kishte takuar një ish-president tjetër të Shqipërisë, të cilit me këmbëngulje refuzonte t’i tregonte se ku është duke fjetur. Në fund të dy e gjetën veten në atë shtëpinë në Hajvali. Pleq të etur për pak favore.

Të gjitha këto pelegrinazhe në një vend aspak të shenjtë në periferi të Prishtinës, siç është «Vila Pacolli», tregojnë se qëmoti si shoqëri po rrëshqasim drejt një modeli të stërkequr parashtetëror, ku punët e rëndësishme dhe me interes publik reduktohen në pazare e allishverishe pranë oxhakut të «Vila Pacolli». «Pushteti i rendit të burrave shihet te fakti se nuk ka nevojë të arsyetohet», shkruan sociologu francez Pierre Bourdieu. Andaj s’ka përse të arsyetohet as Edi Rama që vjen në atë vilë.

Në vitin 1998, pak ditë pasi ishte masakruar familja Jashari, Behgjet Pacolli erdhi me mision nga Moska dhe nga Beogradi «për të zgjidhur konfliktin e Kosovës». E ftoi në shtëpinë e tij në Hajvali edhe Ibrahim Rugovën. Afërmendsh, Rugova s’e lëvizi këmbën. Në fund të nëntorit të vitit 1997, një apo dy ditë pasi në Llaushë të Drenicës ishte vrarë mësuesi Halit Geci dhe UÇK kishte dalë për herë të parë publikisht, Ibrahim Rugova pas një takimi në Bonn me ministrin e atëhershëm të Jashtëm gjerman Klaus Kinkel ishte vendosur në hotelin «Mövenpick» afër aeroportit të Zürichut, prej nga të nesërmën do të fluturonte në Prishtinë. Kërkesës së shefit të «Mabetexit» për takim ai nuk iu përgjigj fare. Dikur, gjatë darkës, vetëm tha: «Ai punët e veta, ne punët tona». Tragjedia e Kosovës është se për punët e saj dhe fatet e saj sot merr vendime edhe Behgjet Pacolli – nga vila e tij. Me 4 deputetë. Apo i kanë mbetur vetëm 3

Next Post
Gratë mes ‘dy zjarresh’, burra që i rrahin në shtëpi, por dhe burra ‘shteti’ që i heqin nga puna

Gratë mes 'dy zjarresh', burra që i rrahin në shtëpi, por dhe burra 'shteti' që i heqin nga puna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In