• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Para zgjedhjeve na ftoni, më pas mbyllni telefonin!”/ Alimadhi kritika PD: Ju merrni financime, po ne ç’të bëjmë

by Os De
05/12/2025 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ishte kritik në takimin që po mban Sali Berisha me aleatët. Ai e nisi duke i kujtuar PD-së se sa herë ka zgjedhje interesohet për partitë e vogla, ndërkohë që më pas, as nuk e hap fare telefonin.  Me ironi ai thotë se në 20 vite bashkëpunim nuk kam parë ‘respekt të tillë’.  

“Na lejoni ta shtrimë pak më shumë takimin sepse dihet nga problematikat që ne kemi, na bie rrallë rasti se para zgjedhjeve ju na ftoni dhe më pas nuk na pyesni ose e mbyllni telefonin dhe s’doni t’ia dini për ne. Është e çuditshme. Kam një bashkëpunim për 20 vjet dhe se kam gjetur një respekt të tillë. E them me keqardhje. Pa një bashkëpunim që personalisht e kam ngritur në çdo takim opozitar, bashkëpunimi në nivel lokal me kryetarët tanë të opozitës asnjëherë nuk është realizuar. Ju mendoni dhe flisni për Ramën, ai ka kapur sistemin dhe fati jonë jo i mirë prodhon këto mandate. Tani te sistemi është shumë problem kjo. Unë personalisht, e mora mandatin dhe kam qenë i vetmi deputet me kohë të pjesshme dhe e kam kundërshtuar. Mos thoni ju se nuk bashkëpunoni. Nuk është e mirë të na e vini ne, se edhe ata ishin kandidatë ku të zgjedhur vendosën nga lista e PD. Pra kam qenë i vetmi që kam kundërshtuar dhe nuk kam votuar thuajse asnjë ligj dhe kam qenë opozitari i vetëm. “, tha ai. 

Më pas ai iu drejtoi pyetjen se për çfarë sistemi flasin. Ngre mes të tjerash edhe faktin që partitë e mëdha marrin financime ndërsa partitë e vogla kanë gjithashtu një të drejtë të tillë. Kritik ishte edhe te vota e diasporës, teksa tha se i kishte paralajmëruar se nuk ishte përgatitur infrastruktura e duhur, por s’u dëgjua. 

“Financime merrni, komisionerët i keni të gjitha i keni, po ne të shkretët çdo të bëjmë. Duhet tu ofrojmë votuesve një alternativë që të mos preke buxheti i shtetit. A është e drejtë, unë marr 5-6 mijë vota. I kam votues, si të mos financohem. Është e padrejtë. Jua thashë edhe kur isha anëtar i Komisionit të Reformës, edhe unë jam taksapagues i këtij vendi. Koha televizive, është sëeish sipas partive parlamentare. Ne jemi bërë gangrenë në të gjithë botën, rezultati del pas 7 ditësh. Shtoni grupet e numërimit që të dalë rezultati sa më parë. Ju thashë që nuk është përgatitur infrastruktura për votuesit nga jashtë por nuk më dëgjuat.”, tha ai. 

 

Next Post
Vrasësi i biznesmenit në Elbasan, dyshohet se është nga Mali i Zi

Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan/ Gjykata lë në burg ish-ortakun dhe rojën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

Erdogan mbërrin në Korenë e Jugut, pritet të zhvillojë bisedime me presidentin e vendit

November 2, 2026
FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

FBI akuzon Korenë e Veriut për vjedhjen e mbi 6 miliardë dollarëve nga Binance

November 2, 2026
Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

Ukraina dhe Rusia përballen me sulme kibernetike ndaj sistemit të tyre të alarmit për sulme ajrore

November 2, 2026
Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

Trump vijon fushatën elektorale, u bën thirrje amerikanëve të votojnë për republikanët

November 2, 2026
Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

Tragjedi në Florida, avioni privat rrëzohet në një zonë të banuar, humbin jetën 9 personat në bord (VIDEO)

November 2, 2026
Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In