• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Shteti merr nën mbrojtje Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova‏

by Aalison Pearse Stevens
27/04/2016 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka vizituar “Rezidencën e Presidentit dr. Ibrahim Rugova” dhe i ka dorëzuar familjes së Presidentit Ibrahim Rugova vendimin e MKRS-së, me të cilin kjo ndërtesë përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme, thuhet në njoftimin për media.

Me ketë rast, ministri u shpreh se kjo ndërtesë ka vlerë të jashtëzakonshme nacionale dhe si e tillë do ta ketë përkujdesjen dhe mbështetjen e Institucioneve të Kosovës, meqë lidhet me kujtesën dhe rrugëtimet tona drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë.

Po ashtu, ministri u shpreh se brenda “Rezidencës së Presidentit dr. Ibrahim Rugova” ruhen vlera të shquara historike, artistike e politike, të cilat presidenti i kultivonte me shije e kulturë, ndaj ato duhet të jenë të hapura për vizitorë.

Më tej, ministri Shala tha se vepra e Rugovës, është udhërrëfyese dhe vlerë e përhershme për ndërtimin e Kosovës moderne dhe evropiane.

Fane Rugova, gruaja e Presidentit Ibrahim Rugova e falënderoi ministrin Shala për këtë akt tejet domethënës, dhe u shpreh se kjo ndërtesë i duhet Kosovës, ndaj edhe duhet të jetë e hapur për publikun.

Vendimi për të përfshirë “Rezidencën e Presidentit dr. Ibrahim Rugova” në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme është marrë duke u bazuar në kërkesën e Familjes Rugova drejtuar Departamentit të Trashëgimisë Kulturore dhe Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës.

Në këtë ndërtesë, nga viti 1993 është vendosur Presidenti Rugova me familjen e tij, dhe deri në janar të vitit 2006 ka zhvilluar veprimtarinë e tij zyrtare shtet-formuese për Kosovën.

Grupi punues, i cili ka vlerësuar kërkesën e familjes dhe hapjen e ndërtesës për publikun, kësisoj ka mundësuar që të bëhen vizita dhe të njihet nga afër jeta dhe vepra e Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Gjatë shqyrtimit të dokumentacionit janë konstatuar 5 hapësira që do të hyjnë nën mbrojtje: në përdhese, është Salla e Pritjes, Salloni kryesor, me hapësirat përcjellëse, Kabineti i punës së Presidentit, Dhoma e Kristaleve dhe Salla solemne.

Kjo e fundit e njohur si salla në të cilën janë mbajtur takimet e “Grupit të Unitetit”, të udhëhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova, takimet me Presidentin Marti Ahtisaari, që shënon dhe fillimin e dialogut për statusin final të Kosovës e që u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2016.

foto4_1461758030-1792131

 

Brenda “Rezidencës së Presidentit dr. Ibrahim Rugova” ka piktura, fotografi të shumta të takimeve të Presidentit Rugova me personalitete të vendit dhe të huaj. Guri në oxhakun e Kabinetit të punës së Presidentit është punuar nga gjyshi i Presidentit Rugova.

Ky gur është punuar në vitin 1910, si pjesë e kullës së ndërtuar në fillim të viteve 1900. Interieri i Sallonit të pritjes është i trajtuar me nivel të lartë artistik.

foto3-1_1461758013-7255599 (1)

 

Tavanet e sallonit janë të punuara me drugdhendje në frymën tradicionale të shtëpive qytetare të Kosovës. Grupi konstaton se këto hapësira posedojnë vlera të jashtëzakonshme të trashëgimisë së luajtshme me interes për vendin.

Hapësirat dhe vetë ndërtesa “Rezidenca e Presidentit dr. Ibrahim Rugova” karakterizohen me vlerat historike, shoqërore dhe të trashëgimisë.

Vlerat historike: Në këtë shtëpi nga viti 1993 deri më 21 janar 2006, kur ndërroi jetë, ka jetuar dhe vepruar Presidenti dr. Ibrahim Rugova.

Gjatë viteve 1996 deri 1999 në këtë Rezidencë Presidenti Rugova zhvilloi takime intensive me ambasadorët amerikanë Richard Holbrooke, Christopher Hill, senatorin amerikan Bob Dole, ambasadorin britanik Brian Donnelly, ambasadorin gjerman Wolfgang Ischinger, ambasadorët austriak Wolfgang Petritsch e Albert Rohan, që realizuan organizimin e Konferencës së Rambujesë, e cila rezultoi me fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë, më 24 mars 1999 dhe përfundimisht me lirinë e Kosovës, më 12 qershor 1999.

foto2_1461757923-6917643

 

Në nëntor të vitit 2005 në këtë Rezidencë u mbajt takimi i parë i Ekipit të Unitetit të Kosovës, i udhëhequr nga Presidenti Rugova, me Presidentin Marti Ahtisaari, që shënon fillimin e dialogut për statusin final të Kosovës e që u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Vlerat shoqërore: Nga viti 1993 deri më 21 janar 2006, Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në këtë Rezidencë zhvilloi takime me strukturat politike të Kosovës dhe me diplomatë e burrështetas ndërkombëtarë, me qëllim të ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës.

Vlerat e trashëgimisë: Ndërtesa e parë Presidenciale para dhe pas luftës në Kosovë.

Next Post

DOKUMENTI / Gjobat e bizneseve u fshinë nga serveri, tatimorët e PD njoftuan me vonesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In