Kosova ka shpenzuar 1.1 miliardë euro në nëntë muajt e parë të vitit shkruan Koha Ditore.
Shpenzimet konform planeve i ka bërë Qeveria në kategorinë e pagave dhe mëditjeve, shembull të cilin nuk e ka demonstruar edhe te kategoritë e tjera.
Mbështetur në raportin buxhetor për periudhën janar-shtator që i është përcjellë Kuvendit, e një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta të martën, Kosova ka shpenzuar rreth 79 milionë euro më pak krahasuar me parashikimin e prezantuar në buxhetin e sivjetmë. (b.an