• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shteti islamik do të mposhtet

by
10/09/2015 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti islamik do të mposhtet

Nga Bernard-Henri Levy/Paris

Javën e kaluar isha tërë kohën me Kurdët  e Peshmergës,ndërsa ata po luftonin kundër Shtetit Islamik. Udhëtova me një ekip televiziv në një segment rrugor të gjatë në frontin prej 600 miljesh të cilin e morën Kurdët e Irakut nga ata që prisnin kokat.

Iu siguroj se do të mposhten kokëprerësit, barbarë me flamur të zi, të cilët tani për tani kanë coptuar pothujase gjysmën e dy shteteve tepër të lëkundura, Sirinë dhe Irakun. Ata do të mposhten, pavarësisht se janë terroristë të aftë, ata nuk janë ushtarë të mirë.

Ata do të mposhten, sepse veprojnë tmerrshëm përpara kamerave, duke prerë në qafë pengjet e zënë robë, por më 26 Gusht u shpërndanë si lepurat rreth e përqark Albu Najem, kur aty hyri ushtria popullore Kurde duke ripushtuar 77 milje katrore të asaj toke.

Ata do të mposhten, sepse në të njëjtën ditë në fshatin Tal Basal gazetarët lokalë dhe vëzhguesit kishin inçizuar spastrimin e tyre pasi ata kishin shkaktuar një numër të vogël vrasjesh midis Peshmergëve (me sa di 11 të vrarë),  ishin vrarë nga eksplozivi i vendosur nëpër shtëpi e xhami te braktisura, në bidon vajguri ose nën gurë pranë rrugës.

Ata do të mposhten, sepse të kundërtën e atyre që dëgjohet kohë pas kohe, ata nuk janë aq trima sa duken: E duan vdekjen më pak seç e duan Kurdët jetën.

Ata do të mposhten, sepse vetëm disa prej tyre mendojnë se janë në gjëndje të flasin bindshëm për luftën e tyre, ndërsa Kurdët mbrojnë tokën dhe idenë e tyre duke realizuar ëndrrën e vendit të tyre të lirë  dhe modelin e një shoqërie të veçantë në atë rajon.

Ata do të mposhten, sepse gjënden përballë një ushtrie jashtzakonisht profesionale në rritje e sipër, e përbërë nga burra e gra të të gjitha moshave e rrethanave,shumë nga ata kanë lënë pas një jetë të sukseshmë civile,ushtria e këmbësoria e së cilës përbëhet nga ushtarë këmbësorë të moshës 20,30 e 50-vjeçare, ose edhe më të moshuar. Unë bile u takova rastësisht në kreshtën më të lartë të Malit Zartak në vapë te madhe si të një shkretire në një tetëkndësh që shërbenin krah më krah me luftëtarët më të rinj. Ai kishte bërë roje një natë përpara,ndërsa një kolonë e Shteti Islamik ngjitej lartë pjerrësisë,duke shpresuar se mund të pushtonin nga pas Fortesën Kurde.

Ata do të mposhten, sepse udhëheqësit e tyre shtrihen për dhe,duke dërguar fanatikët e tyre të flaktë të çmendur për të bërë kërdi, kurse gjeneralët Kurdë me të cilët jam takuar ishin aty në vijën e frontit me shumë respekt dhe të respektuar: në bunker prej betoni për trupat e tyre,por për gjeneralin Maghdid Harki,pozicioni më i dukshëm ishte Bartila prej ku mund të qëllonin snajperistët.

Ata do të mposhten, sepse flamurët e zezë të cilët mund te shihen me dulbi disa qindra metra largë në sektorin e Kirkuk ishin vendosur në zona plotë civilë, dhe askush nuk mund të fitojë luftën nëqoftë se përdorë civilët si mburojë njerëzore.

Ata do të mposhten, sepse  shkatrrojnë hambarët e  e drithit, duke hedhur në erë pajisjet bujqësore, duke shkatrruar rrugët, dhe duke shëmbur urat dhe kanalet e ujitjes së tokave që  janë mbushur me kallama që i zënë frymën kanalizimeve, zona këto të shkatrruara në rajonet që ata i kishin kontrolluar për një kohë të shkurtër dhe më në fund u detyruan t’i braktisin nga ushtria çlirimtare,që ishte një provim i tyre se ata nuk kuptojnë kurrëgjë më shume se tokën e djegur. Dhe një politikë si kjo nuk jeton gjatë.

Ata do të mposhten, sepse Kurdët të cilët e duan jetën, janë në gjëndje, kur ështe nevoja,të vënë jetën e tyre në rrezik,duke bërë vepra heroike siç sugjerohet nga Peshmerga: për ata që ballafaqohen me vdekjen. Kjo është historia e Jamal Mohamed Salih, i cili kur e pa një kamionin vetëvrasës që po sulej me shpejtësi drejtë pozicionit të tyre, në atë cast u ndalua me tank në rrugë dhe shpëtoi jetën e 80 shokëve të tij. Ai shpëtoi. Pavarësisht se ishte plagosur rëndë shpëtoi dhe ishte në gjëndje t’i përshkruante ato levizje.

Ata do të mposhten, sepse Shteti Islamik në gjirin e saj ka shumë tradhëtarë të cilët informojnë Peshmergën për lëvizjet e tyre,duke ua bërë të mundur luftëtarëve kurdë befasitë kundër armikut.

Ata do të mposhten, sepse atje afër Gwarit i dëgjuam radio-valët e tyre, ishin njësoj si  ato të Kmer Rouge-it, dhe ata do të përfundojnë duke vrarë njëri tjetrin gabimisht.

Ata do të mposhten, sepse gjatë vitit të klauar Peshmerga kishte kapërcyer befasitë e vitit, duke u përforcuar rreth Digës së Mosulit. Atje kanë ndërtuar rrugëkalime nëpër male mbi Qaraqosh, ndërtime ato në pikat më strategjike në rajonin Kirkuk,duke mbrojtur zonat e prodhimet bujqësore në rajonin Zartak. Në fusha kanë hapur llogore 10 metra të gjëra për të ndaluar kamionët kamikaze.

Më në fund ata do të mposhten për arsye të koalicionit të fuqishëm nderkombetar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, të cilët po luftojnë krah për krah me Kurdët. Unë e  vizitova qëndrën e komandës në një bazë të vjetër ajrore prej ku në  kohën e Saddam Hussein ishin bërë sulme me armë kimike. Jam i bindur se koalicioni do t’i japë fund ,duke i dhënë Shtetit Islamik goditjen e fundit.

Shënim:  Këtë artikull e përktheu nga frëngjishtja,  Steven B. Kennedy dhe u botua anglisht në gazetën amerikane “The Wall Street Journal” më 3 Shtator 2015. Autori Bernard-Henri Levy është intelektual dhe personalitet i mediave. Ai drejton Lëvizjen e Re Filozofike në Francë. (Gjekë Gjonlekaj)

Next Post

Reforma në tekstet shkollore, Rama: Moment historik për arsimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In