• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shteti do gjithmonë medalje por nuk e kthen kokën nga sporti”

by Java News
06/08/2016 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Briken Calja në një intervistë për Report Tv ka treguar emocionet nga parakalimi në hapjen e Lojërave Olimpike, debatet me Presidentin e KOKSH për bursën olimpike, por edhe mungesën e sportistes së gjashtë shqiptare në Brazil, Evangjeli Leli, e cila nuk parakaloi, pasi mësohet se nuk kishte uniformë.

“Kemi shumë emocione, adrenalina shumë e fuqishme, jo vetëm për ne por për cilindo njeri, pasi Lojërat Olimpike nuk janë dosido” tha ai.

Peshëngritësi shprehet se medalja do të jetë e vështirë që të merret, ndërsa sipas tij shteti do gjithmonë medalje, por nuk e kthen kokën nga sporti.

“Unë jam stërvitur me intensitet të lartë prej 1 viti e gjysmë, jam rikthyer vetëm për Lojërat Olimpike dhe do të jap maksimumin në garë. Cdo gjë ka shkuar mirë deri tani, por është gara që do të japë rezultatin.

Do të bëj maksimumin, përsa i përket medaljeve është pak e ekzagjeruar, por unë do të bëj më të mirën time. Shteti do gjithmonë medalje, por nuk e kthen kokën nga sporti” deklaroi ai.

Përsa i përket debatit ditët e fundit me Presidentin e KOKSH për bursën olimpike, shtangisti e mohon sërish duke akuzuar Bezhanin se gënjen, pasi ai nuk ka përfituar asgjë dhe nëse vërtetohet e kundërta jep dorëheqjen dhe largohet.

“Deklarata e Bezhanit nuk është e vërtetë. Unë nuk mund të gënjej, unë nuk kam kërkuar bursë, kam qenë dëmtuar dhe këtu nuk jam me ftesë, por me kualifikim individual.

Jam një nga 6 mijë sportistë që pretendojnë. Unë nuk kam kërkuar bursë olimpike, pasi nuk më takonte. Nëse kam marrë edhe një lek unë jap dorëheqjen që sot. Jam shumë i qetë”.

Përpos debateve të fundit, ekipi kombëtar në Brazil është përfshirë në një skandal, pasi pavarësisht faktit që e dinte që në Lojërat Olimpike do të ishte edhe një tjetër sportiste, Evangjeli Leli nuk kishte marrë masat për kostumin e saj për momentin e parakalimit.

Mungesën e Evangjeli Lelit e konfirmon edhe Calja, që shprehet se nuk dua që të përzihem,por të gjithë e panë që ajo nuk ishte në parakalim.

Next Post

Raporti i "Standard and Poors" për ekonominë e vendit: Shqipëria në nivelin B+

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In