• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shteti brenda shtetit

by
20/06/2015 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Thirrja e përvuajtur e Ministrisë së Kulturës për prishjen e një vile në kryeqytet, që gëzonte statusin nën mbrojtje dhe indiferenca e Bashkisë së Tiranës për aktin në të cilën ajo ishte përgjegjëse, përbën një nga të zakonshmet gjëra, që shteti ynë tregon se shpesh është armik me vetëveten. Më saktë, shteti ynë i ngjan një skeleti të tërë, ku pjesët zihen deri në paradoks, sikur të mos jetë e njëjta qenësi.

Ose me pak fjalë, falë këtij sherri që nuk mbaron mes pushtetit qendror dhe pushtetit lokal kemi kushedi sesa objekte kulturore që vuajnë për kujdes dhe mbrojtje (çështje autoriteti vartësie), e që po falë këtij sherri paradoksal, të Dikastereve të Ekzekutivit, të Qarqeve dhe njësive më poshtë, po i humbim ose po tjetërsojmë shumë gjëra: projekte, mbrojtje dhe plane qytetëse.

E gjitha i ngjan një gjendje pushtimi, ku pushteti qendror nuk mund të shkojë kurrsesi me atë të vendasve. E paradoksalisht, në demokracinë tonë për të kushedi satën herë, pushtetet kanë kohë që nuk përfaqësojnë më direkt interesa njerëzish, por thjesht politikash interesi e klanesh.

Mosmarrëveshjet e viteve të fundit të dy kryebashkiakëve kryeqytetas, sot në majën e piramidës politike, me kryeministrat respektivë kanë bërë që Tirana, por edhe qytete ku ngjyrat e dy pushteteve të ndryshojnë, të mbeten gati në gjendje lufte. Që do të thotë nuk kalohen fonde, digjen më së shumti, projektet nuk implentohen, dhe nuk respektohet asnjë tagër. Kjo ka bërë që problemet t’i vuajnë qytetarët dhe vendet e tyre.

Është për të ardhur keq, por vendi ynë i ngjan një trupi të plaguar, ku pushtetet thjesht mendojnë, me anë të individëve pa skrupuj, sesi t’ua bëjnë më të keqe jetën qytetarëve të tyre. Ndaj fasha gri e popullsisë që nuk do të votojë është rritur.

Ndaj edhe thirrja e fundit e Ministrisë së Kulturës drejtuar Bashkisë u ndoq me aq indiferencë prej publikut. Tek e fundit, kushdo t’ia dijë: Politika vendos, turmat thjesht frymojnë në shtetin tonë të vogël, brenda shtetit të madh Shqipëri.

Next Post

Djali i Bin Laden kërkon çertifikatën e të atit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Konflikti në Lindjen e Mesme godet tregun, transporti në vend rrit tarifat deri në 10%

March 4, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In