• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shtetet ndaluan përdorimin e vaksinës po a shkakton AstraZeneca trombozë? Ja disa të dhëna rreth tyre

by Java News
24/03/2021 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trombozat e venave të sinusit bënë që në shumë vende të ndalohej vaksina Astrazeneca. Por çfarë lloje trombozash janë ato?

Për arsye sigurie një sërë vendesh kanë ndaluar përkohësisht vaksininimin me  AstraZeneca, sepse brenda një kohe të shkurtër ka pasur mjaft raste të një tromboze të një lloji të rrallë që kanë ndodhur pas një kohe të shkurtër pas vaksinimit. Madje në disa raste të prekurit humbën edhe jetën.

Bllokim në tru

Nga 1,6 milionë vaksinat e shpërndara të Astrazeneca-s, janë shfaqur deri tani tetë raste të ashtuquajtura të trombozës së venave sinusite. Njëkohësisht tek personat e prekur është vërejtur mangësi në rruazat e gjakut, gjë që mund të ndikojë në dendësinë e gjakut.

Weltspiegel 15.03.2021 | Corona | AstraZeneca-Impfstoff

Gjatë trombozës së venave sinuse, një pikëz gjaku bllokon venën që shkon në tru, me të cilën nornalisht gjaku me pak oksigjen shkon në zemër. Nëse ky gjak nuk është në gjendje të qarkullojë si duhet, atëherë rritet presioni në tru duke shkaktuar emoragji të tjera. Në rastin më të keq, tromboza e venave sinuse shkakton e infarkt vdekjeprurës.

Megjithatë kjo lloj tromboze ka qenë deri tani e rrallë, po të shohësh ndikimin që ka pasur: Mendohet se tek një milionë njerëz në vit, dy deri tre persona vdesin nga tromboza e venave të sinusit. Por studimet e reja tregojnë se kjo shifër është rritur. Në një studim australian bëhet fjalë për 15,7 raste në një milionë vetë, thotë Paul Hunter, profesor mjekësie në Universitetin East Anglia. “Kjo do të thotë se shifra aktuale është katër deri tetëfishuar.”

A janë trombozat të gjitha njësoj?

Kur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn njoftoi ndalimin e përkohshëm të vaksinës, u diskutua shumë, sidomos në mediat sociale pati “Shitstorm”: Pse në rastin e medikamenteve për kontrollin e shtatzanisë, gjatë të cilave ka pasur 1100 tromboza për 1 milionë gra vazhdon të përdoret medikamenti, kurse në rastin e vaksinave me 8 raste tromboze në 1,6 milionë vaksina hidhet në plehëra e gjithë strategjia e vaksinimit? Ndërkohë pas rekomandimit të Agjencisë Europiane të Barnave, EMA për vazhdimin e vaksinimit me AstraZeneca, Gjermania vazhdon vaksinimin (e akt.).

16.10.2013 DW Fit und Gesund Thrombose

Eksperti për Shëndetin në partinë Socialdemokrate, Karl Lauterbach e ka kritikuar këtë krahasim në një intervistë dhënë në Deutschlandfunk. Sipas tij, trombozat e venave sinuse nuk mund të krahasohen me trombozat që shkaktojnë medikamentet për kontrollin e shtatzanisë.

Kur flitet për tromboza në rastin e medikamenteve anti-baby kemi të bëjmë me tromboza të venave të këmbëve. Gjaku i mpiksur që bllokon venat e këmbëve, mund të përfundojë në mushkëri ku shkakton emboli.

Por, marrja e medikamenteve anti- baby favorizon po ashtu krijimin e trombozave të rrezikshme të venave të sinusit. „Gratë janë më shpesh të prekura se burrat dhe me siguri që hormonet luajnë një rol të caktuar. Tek shtatzanitë e vonshme, gjatë qëndrimit në shtrat dhe tek gratë që marrin kokrrat anti-baby shihet më shpesh tromboza e venave sinuse,” thotë Peter Berlit, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqërisë gjermane të neurologjisë. Pavarësisht nga gjinia, të rinjtë në moshë preken më shpesh se të moshuarit.

Symbolbild Thrombose Blutgerinsel

Strategjia me zona e vaksinës: Cili është vendimi i duhur?

Supozimet se si gjatë COVID-19 ashtu edhe gjatë vaksinës shkaktohen tromboza, Berliti i vlerëson si spekulative: “Kjo e gjitha është hipotetike. Nuk ka dëshmi për një gjë të tillë. Shpeshtimi i trombozave ka ndodhur vetëm në Gjermani dhe jo për shembull në Angli.”Peter Berlit thotë se rreziku i komplikacioneve serioze neurologjike të shkaktuara nga infeksioni i COVID-19 është më i madh se sa rreziku nga vaksina. Për këtë flasin të gjitha të dhënat.”

Britanikët nuk janë ndikuar nga zhvillimet aktuale, atje vazhdon vaksinimi. Në 11 milionë dozat e shpërndara të vaksinës ka pasur tre persona me tromboza sinusi. Kurse Enti europian për medikamentet, EMA është ende duke hetuar me kujdes rastet e njoftuara, por nuk shikon arsye për të ndaluar vaksinën AstraZeneca. ” Gjatë kohës që po bëhen studimet ne i qëndrojmë vlerësimit se përfitimet që vijnë prej vaksinës AstraZeneca për të luftuar COVID-19 dhe rreziqet e lidhura me të janë më të mëdha se sa efektet anësore,” u tha në një deklaratë për shtyp.

Next Post
I shtruar tek Infektivi prej disa ditësh/ COVID i merr jetën ish-futbollistit

Ishte futur në intubim/ Humb jetën nga COVID infermierja, 57-vjeçarja prej një muaji ishte shtruar te “Shefqet Ndroqi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In