• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtetet me më shumë festa zyrtare, ja ku renditet Shqipëria

by Java News
27/11/2018 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mendoni se administrata publike në Shqipëri (sepse privati nuk lëshon pe kollaj) ka shumë ditë pushimi?! Epo, keni të drejtë nëse e krahasoni me vendet e botës si Sri Lanka, Kolumbia e Filipinet, por nëse bëhet fjalë për Europën, administrata dhe sektori privat në rastet kur e zbaton ligjin, i gëzohen më shumë ditëve pushimi në vit, si rrjedhojë e festave zyrtare.shtetet-me-me-shume-dite-pushimi-768x462

Në një hartë të re të përpiluar nga WorldAtlas, rezulton se nga të gjitha vendet në botë, Kamboxhia kryeson listën e festave më të zakonshme me 28 festat publike të vërejtura çdo vit. Sri Lanka ndjek me 25, Indi dhe Kazakistan me 21, Kolumbi, Filipine dhe Trinidad dhe Tobago me 18, Kinë dhe Hong Kong me 17, dhe Tajlandë, Turqi dhe Pakistani me 16.

Shqipëria, sipas të dhënave të vitit 2018, ka në total 13 ditë pushimi zyrtare për shkak të një feste dhe bën pjesë në grupin më të zakonshëm në botë sa i përket ditëve pushim. (pra më me pak të tilla).

Në Europë, Shqipëria është ndër ato vende që ka më shumë ditë  zyrtare pushimi. Greqia dhe Italia kanë përkatësisht nga 12 ditë. Mali i Zi gjithashtu ka të njëjtin numër ditësh pushimi zyrtare si Shqipëria në 14, ndërsa Kosova llogarit 12.

Një festë publike, një festë kombëtare ose një pushim ligjor janë terma që nënkuptojnë asgjë më shumë se një ditë në një vit që është lënë mënjanë të jetë një ditë joproduktive dhe që është vendosur nga sundimi i ligjit. Ka shumë vende anembanë globit që gëzojnë privilegjin për të patur një numër të madh pushimesh. Këto festa në përgjithësi përbëjnë përvjetorin e një ngjarjeje të rëndësishme historike, ose feste fetare, ose një festë që bie në një ditë të caktuar të javës ose pas një sistemi kalendarik, si Kalendari kinez ose Lunar. Festimi i një dite të veçantë në një vend, si Dita e Fëmijëve në Turqi, gjithashtu mund të shënohet si një festë publike në një kohë tjetër se e njëjta ditë festohet diku tjetër.

Avantazhet e ditëve të pushimit kanë të bëjnë me faktin se njerëzve iu jepet më shumë kohë për të qenë me familjen si dhe për t’iu dedikuar argëtimit. Ekspertët e sjelljeve sociale thonë se ato gjithashtu shërbejnë për të rritur ndërveprimin social dhe produktivitetin. Punonjësit kanë mundësi që të clodhen dhe më pas t’i dedikohen punës me një rendiment më të lartë.

Por, kanë edhe anën tjetër të medaljes, pasi ndikojnë në ngadalësimin e transaksioneve që mund të bëhen përmes bankave, si dhe për sektorin financiar. Financat duhet të presin për pak kohë për t’u vënë në lëvizje, megjithatë qeveritë gjejnë mënyra për të kompensuar këto ‘humbje’.

Administrata shqiptare, nga ana tjetër, që të premten e mbyll që në orën 2 punën dhe të shtunë e të diel është pushim ka një efektivitet shumë më të ulët përballë një biznesi që shpesh punon pa pushim (e shtuna për pjesën më të madhe të sipërmarrjeve private është punë) për të arritur objektivat dhe madje për të siguruar mbijetesën.

Kjo javë, që duke filluar nga e mërkuara është pushim për administratën deri në fund të javës (pasi data 30 është caktuar pushim) është një dëshmi e dy “botëve” të ndryshme ku jeton shteti dhe biznesi.

Ky është kalendari i festave zyrtare të 2018-ës në Shqipëri (i publikuar nga Banka e Shqipërisë):

1 dhe 2 Janar  Festat e Vitit të Ri

14 Mars Dita e Verës

22 Mars Dita e Nevruzit

01 Prill* E diela e Pashkëve Katolike

08 Prill* E diela e Pashkëve Ortodokse

01 Maj Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

15 Qershor** Dita e Bajramit të Madh ¹

21 Gusht** Dita e Kurban Bajramit

19 Tetor Dita e Lumturimit të Nënë Terezës

28 Nëntor Dita Flamurit dhe e Pavarësisë

29 Nëntor Dita e Çlirimit

08 Dhjetor * Dita Kombëtare e Rinisë

25 Dhjetor Krishtlindjet

Në rastet kur festat zyrtare bie në ditët e pushimit javor (e shtunë ose e diel), dita e hënë është ditë pushimi.

Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor.

Monitor

ma.me

Next Post
Vuçiç shkel sot në Kosovë: Shqiptarët kënaqen vetëm po t’u japim dy shtete

Presidenti Vuçiç: Radojiçiç nuk është vrasësi i Ivanoviçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In