• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtetësia e Janullatos, Moisiu refuzoi lobimin e dy presidentëve grekë

by A R
27/12/2017 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryepeshkopi Janullatos mori nënshtetësinë shqiptare nga Presidenti Meta, por lobimi për marrjen e saj nuk ka munguar vazhdimisht nga nivelet më të larta të politikës greke.

Burime nga ish-stafi i Presidentit Moisiu thanë për gazetën “Panorama” se si Presidenti grek Kostis Stefanopoulos ashtu dhe Presidenti Karolos Papoulias kanë ndërhyrë pranë Moisiut që ai t’i dekretojë nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Janullatos.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, më 20 Tetor 2004, Presidenti Stefanopoulos i ka kërkuar Presidentit të Shqipërisë që ta shikonte kërkesën e hershme të Janullatosit për nënshtetësi shqiptare, kërkesë që ishte refuzuar deri në atë kohë nga presidentët paraardhës të tij.

Sipas burimit, Presidenti Moisiu e ka justifikuar mosdhënien e nënshtetësisë shqiptare me faktin se edhe përfaqësues të besimeve të tjera, katolike, nga Italia apo Kroacia, por dhe të besimit mysliman, që kanë ardhur nga vendet myslimane kishin bërë të njëjtën kërkesë.

Sipas Presidentit Moisiu, nëse nënshtetësia do t’i jepej kryepeshkopit Janullatos, atëherë kjo do krijonte precedent dhe për kërkesat e tjera. Këtë justifikim Presidenti Moisiu ia ka bërë dhe pasardhësit të Stefanopouls në krye të shtetit grek, Karolos Papoulias.

Menjëherë pas zgjedhjes së Papouliasit në krye të presidencës greke, ai është takuar në Janinë me Presidentin Moisiu, mandati i të cilit vazhdoi mes dy presidentëve grekë. Edhe Papouliasi i përsëriti kërkesën e tij Moisiut.

Por kreu i shtetit shqiptar i dha të njëjtën përgjigje edhe homologut të ri grek, sipas së cilës dhënia e nënshtetësisë për kryepeshkopin Janullatos do të krijonte probleme dhe me besimet e tjera.

Në këtë mënyrë, që prej vitit 1992, kur Janullatos në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare do të depozitonte për herë të parë kërkesën e tij për nënshtetë- si shqiptare, do ta fitonte atë vetëm pas 25 vjetësh nga Presidenti Ilir Meta./Panorama

Next Post
Conte i Chelsea kërkon Vidalin

Conte i Chelsea kërkon Vidalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

“Jemi la me kusi 22 vite, Kristiani na e zgjidhi”, dëshmitarët mbrojnë Shkrelin në GJKKO

February 26, 2026
Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për…

February 26, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Shkurt 2026

February 26, 2026
Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

Mbi një mijë shitje pa ndërprerje, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës

February 26, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

February 26, 2026
I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

I dërguari i Macron, optimist për integrimin: Shqipëria brenda tre viteve në BE

February 26, 2026
“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

“Koha e dorëheqjeve morale do të vijë”, Rama: 100 herë të kthehesha pas, do të zgjidhja reformën në drejtësi

February 26, 2026
“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

“Katër varre presin drejtësi”, Rama kritika SPAK-ut: Po për 21 Janarin pse nuk bëni kontrolle banesash?

February 26, 2026
Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

Prezantohet draft-raporti për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, shqetësimet e eurodeputetëve

February 26, 2026
Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

Alarm në SHBA për avionët Boeing 737, problem serioz me nxehtësinë në kabinën e pilotëve

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In