• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shtet, që mos o Zot

by
31/07/2015 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtet, që mos o Zot

Nga Ben Andoni

Të vjen të qëndrosh e të mbledhësh pak veten para se të lexosh lajmet që vinë nga të gjithë anët, por që kanë në qendër presidentin e vendit Bujar Nishani. Numri një i shtetit shqiptar dhe garanti i kushtetutës, po kujtohet vetëm, kur “Ligji i Arsimit” ka kaluar në parlament, që të mbledhë përfaqësues dhe të flasë për risitë, të metat dhe sfidën e tij.

Është për të qeshur se e gjitha ajo që lidhet me Arsimin e Lartë, të ketë një kundërshti absurde kaq të madhe, madje edhe nga profesorë të së njëjtës familje. Është një grup i tërë akademikësh shqiptarë që e anatemojnë dhe një grup tjetër që me të njëjtat argumente, por në kah tjetër e mbrojnë!

Të mendosh, drafti ka kohë që është për shqyrtim dhe jo vetëm Ministria e Arsimit, por të gjithë këta individë dhe qoftë dhe presidenti i vendit nuk kanë marrë mundimin ta shohin dhe befas, pak orë para pushimeve të gjithë merren me të (Jo se nuk janë marrë, por kanë hedhur tek-tuk ndonjë shkrim apo reagim).

Por, nuk mbaron këtu. Në lajmet e pak ditëve më parë, Bujar Nishani siguroi akademikët se do ta shikonte me shumë kujdes e konform kushtetutës. Pak orë më vonë, Ministrja e Arsimit pati një diskutim ‘frytdhënës’ dhe presidenti që i përgjigjet: “Reformat duhen bërë sipas kritereve dhe parimeve ligjore të sanksionuara në Kushtetutë si dhe duke ndjekur modelet më të mira ekzistuese.” Dhe, sintaksa është e njëjtë nga Ministrja: “Siguruam Presidentin se ligji sjell përmirësime për studentët dhe pedagogët. Po ashtu, në përputhje me Kushtetutën ai i garanton çdo studenti që të ndjekë institucionet e arsimit të lartë sipas meritës”. Ajo pohoi se takimi me Kreun e shtetit u karakterizua “nga debati i qetë, konstruktiv dhe i shëndetshëm, si pjesë e besimit të një institucioni të rëndësishëm, siç është ai Presidentit të Republikës”.

Po mirë, ç’është  bërë deri tani? Po sa e respekton realisht kushtetutën ligji, që vetë akademikët thonë se është i pasaktë dhe i vë në tutelë?! Fjalë. Fjalë.

Ajo që të kthjellon  befas është fjalia: Çfarë shteti është ky o Zot, kujt mund t’i besojmë vallë?! A ia vlen apo jo Ligji i Arsimit dhe dreqi e mori: pse nuk gjetët kohë që më parë të merreshit me të!

Next Post

Reagimi emocionues i të moshuarës kur merr dhuratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com