• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shtesat në paga, ja sa përfitojnë “bluzat e bardha” dhe mësuesit

by A R
24/11/2017 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Ekonomisë se për 2018-n pagat e mjekëve dhe infermierëve do të rriten 5 për qind. Ministrja Manastirliu shpjegoi se mjekët në 2018-n do të marrin mbi 780 mijë lekë nga paga mesatare që paguhen sot.

“Paga e mjekëve dhe infermierëve do të rritet deri në 5 për qind. Paga mesatare, bashkë me rritjen, duke filluar nga viti 2013, ishte 69 mijë lekë dhe shkon në 78 mijë lekë në muaj, që është paga aktuale me rritje 5 për qind. Gjithashtu, të gjithë mjekët në spitalet rajonale dhe universitare trajtohen me shërbimin e rojës dhe shërbimi i rojës në mars të vitit 2017 është dyfishuar. Nëse ishte 30 mijë lekë, është bërë 70 mijë lekë”, tha ministrja e Shëndetësisë.

Nga rritja e pagave në muajin mars, paga mesatare bruto e një mjeku u bë 78 mijë lekë, nga 69 mijë lekë që ishte në 2013-n. Me rritjen 5 për qind në 2018-n, paga mesatare bruto e mjekëve do të jetë 81,999 lekë. Përfitues nga kjo rritje janë gjithsej 18,415 mjekë dhe infermierë, nga të cilët 4650 mjekë dhe 13,765 infermierë.

Për mjekët, rritja e pagës do të jetë në masën e 3,904 lekëve dhe për infermierët 2,278 lekë. Nga rritja, paga mesatare bruto e një mjeku do të shkojë në 81,999 lekë dhe për infermierët do të shkojë 47,839 lekë. Përveç rritjes së pagave, mjekët dhe infermierët do të stimulohen edhe nëpërmjet bonuseve.“Çfarë po bëjmë ne të stimulojmë mjekët? Do të rrisim pagat e mjekëve dhe infermierëve e nëpërmjet rritjes së bonuseve do të ketë sa më shumë incetiva financiare, në mënyrë që puna e tyre edhe për shërbime të largëta të jetë e mirëpaguar”, u shpreh Manastirliu.

MËSUESIT

Buxheti i shtetit në 2018-n do të akordojë 1 miliard lekë për rritjen e pagave në arsim dhe shëndetësi. Paga do të rritet 5 për qind edhe për punonjësit e arsimit. Efektet e rritjes do të nisin zbatimin nga 1 korriku. Përfitues nga kjo rritje janë 31,370 punonjës mësimorë në sistemin parauniversitar.

Aktualisht paga mesatare e një arsimtari, pas rritjes që qeveria bëri nga 1 marsi, është 64,650 lekë për mësues të shkollës 9- vjeçare dhe 67,950 lekë për shkollat e mesme. Me rritjen 5 për qind që nis nga korriku, paga e një mësuesi në shkollën 9-vjeçare rritet 3,232 lekë, duke arritur në nivelin e 67,882 lekë. Për mësuesit në shkollat e mesme rritja e pagës llogaritet 3397 lekë. Për këtë kategori paga mesatare llogaritet të shkojë 71,347 lekë. /Panorama/b.d

Next Post
Abuzimet me energjinë elektrike, OSHEE çon në polici 19 vlonjatë

Abuzimet me energjinë elektrike, OSHEE çon në polici 19 vlonjatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

“S’ju jap llogari ju”, debat mes Alimehmetit dhe zyrtarit socialist: Pse nuk vini në komisione?

April 8, 2026
Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

Ilir Meta në rrezik? Eksperti: Dumani mund të ekzekutohet me snajper nga jashtë…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In