• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtesat e pensioneve, llogaritjet për 3 mijë vetë në naftë, metalurgji dhe tekstile

by Java News
26/12/2016 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore ka shtuar kategoritë e pensionistëve që do të përfitojnë nga ngushtimi i diferencës së pensioneve për pensione të dala në harkun kohor ’93-’96. Në këtë vendim preken pagesat e pleqërisë të atyre qytetarëve që kanë dalë në pension në periudhën 1 tetor 1993 deri më 31 dhjetor 1996 dhe kanë punuar në punë të vështira, si industri nafte, metalurgji dhe industri tekstili.

Zv.drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Ali Emini tregon se janë 3 mijë persona që do të përfitojnë nga ky vendim dhe kanë punuar në punë të vështira, ndërsa, sa i përket masës që ata do të përfitojnë ajo nuk është e barabartë, por varet nga masa e pensionit që ata kanë pasur.

“Shtesa e miratuar për pensionet e lidhura para vitit 1996 nuk është fikse për të gjithë. Ajo do të përcaktohet në varësi të faktit se në cilin grup bëjnë pjesë përfituesit, po ashtu datës kur kanë dalë në pension, si dhe masës fillestare të pensionit”, – thekson zv.drejtori i ISSH-së, Emini. Në tabelat bashkëngjitur shkrimit, të interesuarit gjejnë masën e pensionit fillestar ku iu është lidhur pensioni i pleqërisë si dhe masa pas rritjes.

PËRLLOGARITJA
Vendimit të Këshillit të Ministrave, i marrë në qershor 2016, “Për ngushtimin e diferencave të pensioneve”, i janë bërë ndryshime, pasi Këshilli Administrativ i ISSH-së miratoi vendimin “Për disa shtesa dhe ndryshime në VKM nr. 409, datë 01.06.2016, “Për ngushtimin e diferencave në masën e pensioneve”.

Nëpërmjet tij do të shqyrtohen për të përfituar një shtesë përfituesit e pensioneve të dalë mes viteve ’93- ’96, të cilët kanë punuar në punë shumë të vështira ose të vështira, siç janë disa punë në industrinë tekstile apo në metalurgji e naftë.

Nga miratimi i këtij vendimi pritet të përfitojnë rreth 3.000 pensionistë, gra që kanë bërë punë të vështira dhe minatorë, të cilët kanë dalë në pension të plotë apo pension të parakohshëm në vitet 1993-1996. Vendimi i qeverisë, i cili u miratua në qershor 2016, pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën 1.10.1993 deri në 31.12.1996 i ndan përfituesit në 6 kategori.

Rritjet për secilën kategori i gjeni në tabelat e mëposhtme. Më konkretisht, 6 kategoritë e përfituesve janë: 1 tetor deri në 31 dhjetor 1993, 1 janar deri në 30 shtator 1994, 1 tetor 1994 deri në 30 prill 1995, 1 maj deri 30 shtator 1995, 1 tetor 1995 deri në 31 mars 1996 dhe 1 prill deri në 31 dhjetor 1996. Me ndryshimin e vendimit “Për diferencën e masës së pensionit”, 3 mijë personat që do të përfitojnë, dhe kanë kryer punë të rënda në industrinë e naftës, metalurgjisë apo industrinë tekstile, do të mund të përfitojnë një rritje të pensionit e cila do variojë nga 14.088 lekë deri në 23.640 lekë në muaj.

Nëse i referohemi vendimit të Këshillit të Ministrave, për kategorinë e parë të përfituesve përcaktohet se: “Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.10.1993 deri në 31.12.1993, me masë pensioni në këtë periudhë nga 1.401 lekë deri në 2.474 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14.085 lekë deri në 23.640 lekë në muaj”. Shuma individuale e pensionit për çdo kategori paraqitet në tabelat e mëposhtme. “Gazeta Shqiptare” do ta vijojë botimin e tabelave për përfituesit edhe nesër, më 27 dhjetor.
BW/d.i.

Next Post
Edi Rama përgjigjet, konferenca e fundvitit live në Facebook e Twitter

Edi Rama përgjigjet, konferenca e fundvitit live në Facebook e Twitter

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

Moti i ngrohtë mbush plazhin e Velipojës në fundjavë, Rama publikon pamjet

March 1, 2026
Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

Fluturimet globale në kaos/ Sulmet iraniane detyrojnë mbylljen e aeroporteve në Gjirin Persik, përfshirë Dubain dhe Doha

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In