• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shtesa dhe ndërhyrje në katet e para/ Prokuroria e Lezhës nis hetimet për 7 pallatet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit

by Java News
13/01/2020 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

7 pallate që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26-nëntorit do të jenë objekt hetimi nga Prokuroria e Lezhës. Organi i akuzës ka administruar provat e referuara nga Policia Gjyqësore në lidhje me këto objekte. 6 prej tyre janë pallate të ndërtuara para viteve 90, ndërsa 1 pallat është ndërtuar gjatë viteve të fundit dhe nga tërmeti ka pësuar dëmtime serioze.

Në objektet e vjetra që janë referuar për hetim pranë prokurorisë rezulton se ka pasur ndërhyrje në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme çka dyshohet se ju kanë dobësuar strukturën, ndaj nuk i kanë përballur lëkundjet e forta sizmike. Ndërsa përnjë pallat 10 katësh i cili është ndërtuar gjatë viteve të fundit ka dyshime se cilësia e punimeve ka qenë e dobët, ndaj dhe ka pësuar dëmtime të shumta.

Materialet e referuara nga Policia Gjyqësore me kërkese të organit të akuzës, tashmë janë në dorën e drejtuesit të prokurorisë së Lezhës Milan Laska dhe në ditët në vijim pritet të regjistrohet procedim penale për tre vepra penale “Ndërtimi pa leje” parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, neni 199/b i Kodit Penal si dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Hetimet e prokurorisë do të përcaktojnë nëse ka element të këtyre veprave penale që sigurisht nëse faktohet diçka e tillë personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë. Në Bashkinë e Lezhës janë shpallurtë pabanueshëm 10 pallate dhe 2 institucioneqë kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit.

g.kosovari

Next Post
Falsifikoi vizën për 5 mijë euro në Kosovë/ Zbardhet dëshmia e turkut të arrestuar me mësuesin ‘gylenist’, ja çfarë vendosi gjykata

Falsifikoi vizën për 5 mijë euro në Kosovë/ Zbardhet dëshmia e turkut të arrestuar me mësuesin ‘gylenist’, ja çfarë vendosi gjykata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com