• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shterrimi intelektual i opozitës

by Artur Ajazi
21/12/2020 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI
E ndërsa fushata afrohet, ndoshta nuk jam i vetmi që mendoj se në qëndrimin ndaj
vlerave të elitës intelektuale në Shqipëri, ka gjithnjë dy qëndrime të ndryshme nga
njëra-tjetra, dhe se politika, është treguar gjithnjë hipokrite ndaj saj. Kjo për faktin
sepse politika e vlerëson elitën intelektuale gjithnjë për ta përdorur, herë si servile,
herë si propotente, për të abuzuar me përdorimin e saj. Shpesh e ka përdorur si
fasadë, për ta shpërdoruar dhe jo respektuar dhe dëgjuar. Dihet se politika në
Shqipëri (veçanarisht një pjesë e kalbëzuar e saj) e ka fobi elitën intelektuale, sepse
ndjehet larg saj në shumë aspekte. E ndërsa përdor dy standarde, ndryshe me ata
që i afrohen, dhe ndryshe me elitën e vërtetë dhe të respektuar konstatohet se
publiku ka nderim dhe respekt më të madh për atë pjesë të shoqërisë. Elita
intelektuale e një vendi nuk krijohen rastësisht, dhe në mënyrë të beftë, pasi ato
janë produkt organik i shumë proceseve reformuese. Pas ndryshimit të sistemit
politik në Shqipëri, elita inteklektuale e kohës, padyshim nxitoi të bëhet pjesë e
partive politike të sistemit pluralist. Dukej sikur ishte dashur përmbysja, që ata ti
bashkoheshin partive politike. E para do të ishte Partia Demokratike që kishte
shansin të mblidhte rreth saj, elitën intelektuale të kohës, të cilët vini nga fusha të
ndryshe të jetës, me kontribute dhe vlera të çmuara. Ishte kjo ndoshta arsyeja, që
populli me shumicë votoi në 22 Mars 1992 atë forcë politike, tek e cila shihte
ndryshimin, vlerësimin, hapësirën e duhur për liri, të drejta, zhvillim dhe demokraci.
Por kjo gjë nuk zgjati shumë. Dihet se Partia Demokratike, partia e studentëve dhe
dhjetoristëve, shumë shpejt u kthye në rrënojë politike, në pronë e një njeriu të
vetëm që nuk vinte nga “Hiçi” por vinte nga organizatat e partisë, dhe kjo kishte
rëndësi të madhe për mentalitetin e drejtimit dhe vlerësimit të elitës intelektuale
që besonte tek ajo forcë politike. Shumë shpejt këto ndryshime tek Partia
Demokratike, shkaktuan konfuzione, pështjellime dhe drama të mëdha shoqërore
në gjithë vendin. Gjithmonë në vendet ku elita intelektuale ka qenë aktive, dramat
shoqërore janë menaxhuar me pozitivitet dhe efektet e tyre negative janë
minimizuar. Në rast se ndryshimet e mëdha të pas ’90, u kontrolluan me pozitivitet,
kjo ishte pasojë e angazhimit të elitave intelektuale të kohës në proceset
reformuese.Por duket se kjo eksperiencë nuk vlejti për ata që morën pushtetin në
emër të “lirisë dhe demokracisë”.Partia Demokratike e drejtuar me dorë të
“hekurt” nga Sali Berisha, e shpërfytyroi atë forcë politike,pasi u larguan dhunshëm
dhjetoristët, intelektualët, partia u bunkerizua, fjala e lirë u shtyp. Edhe sot pas 30
vitesh, Partia Demokratike e Bashës, nuk ndryshon fare nga ajo e Berishës. Brënda
saj zor se gjen zërin ndryshe, zor se gjen lirinë e fjalës dhe mendimit kundër
kryetarit, zor se afrohet ndonjë intelektual që kërkon të bëhet pjesë e politikës së
djathtë. Kjo për faktin sepse Basha, një fanatik i bindur nën gjurmët e Berishës, nuk
u ka lënë shteg proceseve reformuese të Partisë Demokratike, duke e katandisur
atë forcë politike në pikën e hallit. Shterrimi intelektual i opozitës, ka vite që ka
nisur, ndërsa thellimi i saj në 8 vitet e fundit deri në ekstrem, është vepër e Lulzim
Bashës .

Next Post
Mjeku epidemiolog Alimehmeti qetëson: Sot për sot varianti i ri i COVID-19 jo më i rrezikshëm se i mëparshmi

Mjeku epidemiolog Alimehmeti qetëson: Sot për sot varianti i ri i COVID-19 jo më i rrezikshëm se i mëparshmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com