• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Shtëpia nuk mbahet pa miq”, Vjosa Osmani në PE: Integrimi e mbron Kosovën nga forcat keqdashëse

by A R
14/06/2023 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Liri, Pavarësi, Demokraci” me këto fjalë të ish-presidentit Rugova, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e nisi fjalën e saj në Parlamentin Evropian.

Ndërsa falënderoi partnerët për mbështetjen e pakursyer ndaj Kosovës ndër vite, presidentja Osmani kërkoi një perspektivë të qartë integruese për vendin e saj dhe të gjithë Ballkanin, e cila sipas saj do t’i mbronte nga forcat keqdashëse.

“Ne vijojmë të shohim nga e ardhmja. I kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithë fqinjëve. Për aq sa na takon mund të them se njerëzit dhe institucionet e Kosovë duan paqe e stabilitet me drejtësi në themelin e saj. Por sigurisht në këtë procesi kemi nevojë për mbështetje evropiane. Kjo kërkon një udhërrëfyes proaktiv që na çon drejt të ardhmes tonë. Përparimi ynë drejt BE do të shërbente si katalizor. Edhe pse kemi sfida të sigurisë mund ti tejkalojmë vetëm përmes aleancave. Pa një perspektivë të qartë të integrimit, vlerat evropiane mund të zbehen. Integrimi i rajonit është me rëndësi strategjike. Kosova nuk është vend i largët, është përbërëse e Evropës. Ballkani është pjesë natyrore e Evropës. Durimi ynë nuk do të shuhet, nuk do të largohemi nga rruga jonë evropiane dhe nuk do të shohim në drejtim tjetër”, tha Osmani.

Presidentja Osmani përsëriti ndër të tjera se Kosova është një ndër vendet më proevropiane në rajon dhe siguroi qytetarët serbë se të drejtat e tyre do të respektohen dhe do të jenë të garantuara.

Një mesazh liderja e Kosovës e pati dhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Kosova është Evropë. Republika jonë lindi në tingujt e Evropës. Në mungesë të himnit, Kosova në ditën e pavarësisë jehoi me Odën e Lumturisë. Ishte deklarata jonë para botës që BE ishte destinacioni ynë i drejtë. Mbi 95% e qytetarëve duan t’i bashkohen BE. I gdhendur në Kushtetutë, integrimi mbetet synimi ynë. Në ADN tonë fryma e BE është e ngulitur dhe këto e kanë frymëzuar të kaluarën tonë.

Sot promovojmë të drejtat e njeriut për çdo qytetar të Kosovës. Iu bëj thirrje të gjithë serbëve në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtat e garantuara. Kosova është shtëpia juaj do bëjmë gjithçka që të ndiheni të dëgjuar. Ndërtimi i një shoqërie të larmishme mbetet angazhim.

Sot këtu është dhe një delegacion i Preshevës. Iu them që qëndrojmë pranë jush. Nuk jeni vetëm derisa ballafaqoheni me shkelje të të drejtave të njeriut. Kështu thuhet dhe në rezolutën e fundit të BE”, u shpreh presidentja Osmani.

/a.r

Next Post
Tragjedi në Greqi, 59 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga mbytja e anijes

Tragjedi në Greqi, 59 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga mbytja e anijes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In