Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD Lulzim Basha kanë vijuar pasditen e së dielës replikat përmes rrjeteve sociale.
Në një tjetër postim, Rama shprehet se kryedemokrati do të mbetet një kukëll e Berishës, Metës dhe Kryemadhit.
Ai insiston që Basha të përgjigjet për raportin e Dick Marty sa i përket UÇK si dhe për dosjen e ‘Shtëpisë së Verdhë’.
Postimi i plotë:
Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakëe së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve tê marrë në pyetje!
Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës!
/a.r










