• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtëpia e të Moshuarve i bashkohet aksionit për mbjelljen e pemëve

by Java News
25/02/2018 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk ka rëndësi nëse je i ri apo i moshuar, i pasur apo i varfër, për të kontribuar për qytetin, që ai të bëhet sa më i jetueshëm për fëmijët. Gjestin më të bukur e kanë dhënë sot të moshuarit e Shtëpisë së të Moshuarve te “Ali Demi”, të cilët së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën 10 pemë mimozash pranë Debatikut, në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

“Shumë herë njerëzit thonë: po mirë, gjithë këto pemë, vetëm të pasurit kontribuojnë? Por, e vërteta është krejt ndryshe: janë kryesisht njerëzit e thjeshtë; ata që kanë më pak, japin më shumë. Sot i jemi mirënjohës çdo kompanie që ka dhuruar pemë, po kur mendon që Shtëpia e të Moshuarve na jep 10 mimoza, pra gjithçka që kishte, na bën të kuptojmë se bujaria, zemërgjerësia, dashuria, nuk varet nga sa ke, por nga sa do të japësh”, tha kryebashkiaku Veliaj. Ai i falenderoi të gjithë të moshuarit që mbollën sot pemë për fëmijët e qytetit dhe theksoi se kjo është edhe një mënyrë e mirë për të kujtuar ngjarje apo shokët ose të afërmit që nuk jetojnë më. “U jam sot dhjetë herë mirënjohës për të dhjeta këto mimoza sepse besoj që lënë një kujtim për brezat e tjerë, një frymëzim për shumë të rinj që sot ndoshta e kanë me përtesë të çuarit nga kafja, ndoshta kanë alergji nga lopata, por kur kujtojmë që një gjeneratë ka bërë edhe luftën, edhe punën, në Shqipëri, edhe ndryshimin e sistemit dhe prapë gjen energji për t’i dhënë qytetit diçka mbrapsht, ky është ndoshta himni më i bukur i qytetit tonë”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se kur ka mbetur edhe më pak se një muaj nga 21 marsi, numri i pemëve të mbjella në këtë sezon ka arritur në 90 mijë. “Kemi edhe pak ditë për të kapur objektivin tonë me 100 mijë pemë, ndërkohë që sot sapo kemi kaluar 90 mijë. Nëse do të vazhdojmë me këto ritme, jo vetëm që do ta kalojmë më datën 21 mars, por do të kemi filluar realisht një trend. Ashtu si në vitet ‘90 apo 2000 ishin trend kafet, llotot, bastet, sot po fillon një trend i ri, gjelbërimi, biçikletat, sporti. Nëse do të vazhdojmë kështu do të jemi realisht europianë, siç dëshirojmë të jemi”, u shpreh Veliaj. Drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve, Anila Peçi theksoi se ishte dëshira e të moshuarve që t’i bashkohen kësaj nisme për të dhënë kontributin e tyre modest edhe tani në pleqëri, për një qytet dhe shoqëri më të mirë. “Jemi këtu sepse ishte dëshira e të moshuarve për të përkrahur nismën tuaj dhe për mua kjo është një gjë shumë e madhe sepse kemi 3 vjet e gjysmë që punojmë fort, jo vetëm për të marrë, por edhe për të dhënë një ditë. Mbjellja e 10 mimozave te parku është gjë e madhe dhe do të jetë kujtim shumë i bukur”, tha ajo.
thumbnail_Veliaj gjate mbjellje se pemeve me banoret e Shtepise se te Moshuarve 2

 

thumbnail_Veliaj gjate mbjellje se pemeve me banoret e Shtepise se te Moshuarve 3

thumbnail_Veliaj gjate mbjellje se pemeve me banoret e Shtepise se te Moshuarve 4

thumbnail_Veliaj gjate mbjellje se pemeve me banoret e Shtepise se te Moshuarve 5

thumbnail_Veliaj gjate mbjellje se pemeve me banoret e Shtepise se te Moshuarve 6

thumbnail_Veliaj gjate mbjellje se pemeve me banoret e Shtepise se te Moshuarve 7

Next Post
Bien ndjeshëm temperaturat, veriu përfshihet nga ngricat dhe bora

Keni plane për të udhëtuar? ARRSH: Ja si paraqitet situata e rrugëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

Dyshimet për varrezë masive, Prokuroria Speciale komenton mbi gërmimet në Zubin-Potok

August 1, 2026
Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

Pas ndarjes nga Klodian Mihaj, Alice rigjen dashurinë

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com