• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli së shpejti në muze, Veliaj: Do të jetë perla e radhës në Tiranë

by Java News
26/07/2023 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Apartamenti në Rrugën e Dibrës, ku punoi dhe jetoi për shumë vite njeriu i madh i letrave shqipe, Dritëro Agolli, do të hapet së shpejti si muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët. Në të njëjtin pallat ndodhet edhe “Shtëpia Kadare”, shkrimtarit tjetër të madh shqiptar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se “Shtëpia Agolli” do të jetë një lloj muzeu i së ardhmes, që jeton në ekosistemin e komunitetit.

“Shtëpia muze ndodhet brenda një pallati ku ende jetojnë njerëz. Kur dikush vjen të vizitojë muzeun, mund të shkëmbehet edhe me banorët në ashensor ose nëpër shkallë. Ndoshta, ky është muzeu i së ardhmes, një muze që jeton në ekosistemin e komunitetit. Kush vjen në këtë pallat mund të vizitojë shtëpitë e dy ikonave të letërsisë tonë, Dritëro Agollit dhe Ismail Kadaresë, që ndahen vetëm nga një kat”, tha Veliaj.

Ai renditi disa nga rikonstruktimet që janë bërë në Tiranë, si “Shtëpia me Gjethe”, kinema “Maks Velo” apo “Shtëpia Kadaresë”, të cilat tashmë janë kthyer në pika të rëndësishme për vizitorët vendas dhe të huaj. “Më vjen mirë që kinemaja në Laprakë, e cila mban emrin e arkitektit Maks Velo, është kthyer në një akupunkturë për komunitetin. Ndaj, vërtet besoj se në një qytet të mirë ka vend për të gjithë. Ka vend për të ruajtur atë që është me vlerë, siç është ky pallat dhe këto dy shtëpi muze, siç edhe ka vend për kullat që janë në anën tjetër, të një qyteti që po rritet. Ato pak gjëra të vjetra që vërtet meritojnë të ruhen, siç është Shtëpia e Libohovitëve, që do të kthehet në muzeun “Besa” për të kujtuar mbrojtjen e hebrenjve nga shqiptarët apo Sarajet e Toptanëve, që do të kthehen në Muzeun Etnografik të Tiranës, janë realisht monumente kulture. I kemi dhënë një përgjigje shteruese të gjithë debatit, çfarë ruhet dhe çfarë nuk ruhet. Më vjen mirë gjithashtu që, godina e Radio Tiranës ka filluar të transformohet. Për të gjithë ata që janë në panik u them se ndërtesa do të ruhet siç është. Me leje të përbashkët të Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumenteve dhe të Bashkisë së Tiranës ne do të sjellim në funksionim”, vijoi Veliaj.

Ai tha se “Shtëpia Agolli” do jetë perla e radhës për Tiranën tonë. “Kjo është perla e radhës në një varëse rruazash të bukura të Tiranës sot. Edhe për këdo ka nevojë që të bëjmë një bilanc, kujtoj se nga viti 2015-të rikthyem Pazarin e Ri, rikthyem Kalanë e Tiranës, rikthyem kinemanë ‘Maks Velo’, këtë pallat, këto dy shtëpi muze, “Shtëpia me Gjethe”, “Bunk’Art”. Pra, sot Tirana ka shumë stacione. U rikthye më në fund edhe Hotel “Dajti” dhe besoj se bashkë me Guvernatorin do të kemi shumë shpejt një ekspozitë të Ibrahim Kodrës për ta hapur zyrtarisht, patjetër si seli e bankës, por më tepër si një aset për qytetin, me salla të ndryshme. Kur faktet flasin, besoj se shterojnë gjithë argumentet dhe gjithë zhurmat për çështjet e tjera”, u shpreh Veliaj.

Next Post
Gaz Bardhi bëhet meme pas thirrjes për mbledhje online të Këshillit Kombëtar të PD

Gaz Bardhi bëhet meme pas thirrjes për mbledhje online të Këshillit Kombëtar të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com