• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtëpia e re te Zogu i Zi

by Frrok Çupi
14/06/2024 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Këta, me sa duket, janë nisur të gjithë për në shtëpinë e re. Ndodhet te Zogu i Zi. Adresa që i thonë ‘Don Bosko është veçse një ngatërresë; Don Bosko është shumë ‘i ri’ para Zogut të Zi. Vendi aty është quajtur gjithnjë ‘Zogu i Zi’

Gazetari i pashoq dhe miku im i ndritur, Fatos Baxhaku, pat shkruar një libër, jo voluminoz, por të studiuar kujdesshëm dhe shkruar me brilancë. Ai e ka treguar me dëshmi pse ajo zonë thuajse jashtë qytetit atëherë, në pikën me Perëndimore të Tiranës, ishte quajtur ‘Zogu i Zi’.

Ka shumë konotacion me jetën e sotme, veçanërisht nervozizmi i kandidatëve për në ‘shtëpinë e re’ të Zogut të Zi, e sjell edhe më afër ‘shtëpinë e vjetër’. Dje, ish presidenti dhe ish kryeministër dhe ish kryeparlamentar, dhe ish ça të dush…, zoti Ilir Meta, iu afrua shumë ‘Zogut…’ kur mbajti një fjalim rreth ‘baxhellave’. Është një fjalë e papërshtatshme, aq sa nuk mund të thuhet; por kur e thotë kryetari i shtetit, nuk ke çfarë bën. Në atë kohë, kur shtëpisë së vjetër të Zogut i vinin shumë banore, si nga Italia edhe nga Shqipëria, askush nuk ishte aq katil sa t’i quante ‘baxhella’. Zonjat e ardhura shërbenin sojliun.

Aq sa kishte klientë shqiptarë të sërës së pasur, aq kishte edhe italianë. Madje vetë aeroporti u ndërtua aty pranë për të mos humbur kohë ‘personalitetet e larta’, siç mund të quhen sot Iliri, Saliu e shokë. Mysafiret quheshin banoret e ‘shtëpisë publike’, dhe kaq. Ca njerëz vulgarë, më vonë, të mësuar me moralin e imponuar të Partisë, nisën t’i prozvalin e  t’i quajnë herë ‘prostituta’, herë ‘të përdala’, por asnjëherë kaq keq sa ç’i quan presidenti i djeshëm.

Ish presidenti tani e frekuenton shtëpinë e re te Zogu i Zi, disa herë në muaj, bashkë me të shoqen, Monika. Po si mundi ta thotë atë fjalë aq të rëndë kur pak para tij në atë shtëpi u pa që hyri e shoqja?!

Shtëpia e re e politikanëve shqiptarë që janë zhytur me vite në një korrupsion dhe krim të pa treguar, mban emrin ‘SPAK, Rruga Don Bosko’. Kjo shtëpi po frekuentohet mjaft shpesh nga ish presidenti dhe ish zonja e parë, nga familja e ish presidentit dhe kryeministrit Berisha, dhe nga zyrtarë të epokës së re që askush nga partia e tyre nuk i përkrahu, por i drejtuan ‘për atje, te shtëpia’.

SPAK, Rruga ‘Don Bosko’!… Ca vite të shkuara ky emër, nëse do të  mund të formulohej, do të dukej si një Ufo, ose si një konstelacion yjesh që nuk ka punë me këtë tokë. Por ja që zbriti këtu dhe po thith një nga një dinozaurët e korrupsionit. Deri dje ata ëndërronin të vinin fshehurazi, natën, te Zogu i Zi, në kuptimin që studioi Fatos Baxhaku. Ndoshta kjo etje e parealizuar e bëri ish presidentin të mbante një fjalim të tërë për ‘baxhellat’.

Them se është një e vërtetë reale arsyeja pse këta ‘kanë ikur nga mendtë’, mbajnë fjalime fantazmave nën ballkon ose flasin për ‘vrasje në Malin me Gropa’. Padyshim konvulsionet kanë të bëjnë me shpjegimin që i ka dhënë Frojdi. Fenomeni ka lidhje me urinë seksuale; nuk ka lidhje me politikën. Se ç’ne ‘politika’ t’u bëhet kaq adrenalinë, kaq shumë opsesion, kaq shumë ëndërr, kaq shumë paranojë, kaq shumë fobi?!

E ç’ne, një vulë të bëhet kaq epshore!?

Jam i mendjes se vetëm uria seksuale i ka çuar në këtë pikë shpërthimesh me paranoja e dëshira, njëherësh. Fakti që ish presidenti del para publikut, në një fjalim me letër, dhe i rrëshqet truri e i shkon nga Partia te ‘baxhella’, nuk ka shpjegim tjetër.

Por edhe lidhja mes ‘Don Boskos’ dhe ‘Zogut të Zi’, i tërbon këta, i tërbon si ‘bari’. Se, në këtë mes diçka fshihet: O Don Bosko, një prift italian i shekullit 20 që e kishte për betim në ungjill të mos kishte punë me asnjë ‘shtëpi publike’, ose Zogu i Zi që e kishte për mision shtëpinë e atyre që tani Meta u thotë ‘baxh…’.

Kjo është një ngatërresë e madhe në ‘histerinë e mbrojtjes’ sipas Frojdit.

Next Post
Shumë trafik, por Shqipëria ka numrin më të ulët të automjeteve në Europë

Qarkullimi gjatë sezonit turistik, policia nis kufizimet në fundjavë në disa akse të vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com