• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shtëpia e Ilirit”/ Braçe tallet me koalicionin Berisha-Meta: Presidenti duhet të ishte shkarkuar brenda 5 minutave. Ta qepin…!

by Java News
03/02/2022 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Erion Braçe, koalicionin e ri Berisha-Meta e quajti me ironi “Shtëpia e Ilirit” duke thumbuar kështu emrin “Shtëpia e Lirisë” të koalicionit të dyshes për zgjedhjet e “6 Marsit”.

Në studion e Zona Zero në Top Neës, Braçe preferoi të mos komentonte procesin në Gjykatën Kushtetuese, por tha se me fushatën zgjedhore që Meta bën si President, duhet të ishte shkarkuar brenda 5 minutave.

“Loja” e Gjykatës Kushtetuese me Metën

“Kemi një Gjykatë të re Kushtetuese, gjykata e vjetër u shkarkua dhe disa dhanë dhe dorëheqjen për mos t’u përballur me Vetting-un. Nuk më shkon të komentoj vendimet e Gjykatës, sidomos kur është në proces. Askujt nuk i lejohet të komentojë apo të shantazhojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Procesi do shkojë deri në fund dhe do ketë një vendimmarrje të gjykatësve.

Dhe për sa kohë bëhet kjo, politikanët duhet ta qepin. Nëse Meta del në konferencë dhe sulmon haptazi Gjykatën Kushtetuese, kjo është përgjegjësi e tij, por dhe e shoqërisë që duhet të mbrojë institucione, dhe jo një politikan pavarësisht pozicionit që ka. Politikanët duhet të binden që janë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Nuk duhet të mendojnë që janë të paprekshëm, të pahetueshëm”

Do jetë Ilir Meta President më 6 Mars?

“Ai s’ka lidhje me zgjedhjet. Për hatër të një procesi të Gjykatës Kushtetuese, po rezervohem, se pas dëshmisë së Berishës se ka diskutuar koalicionin me Metën dhe formuan Shtëpinë e Lirisë, ose Shtëpinë e Ilirit, gjyqi në Gjykatë duhet të kishte qenë vetëm 5 minuta. Por Gjykata po mbledh çdo provë të mundshme në përputhje me Kushtetutën. Një President që përfshihet në fushata zgjedhore, ka thyer Kushtetutën në mes”.

Zgjedhjet e “6 Marsit”

“Mos i japim peshën që nuk e meritojnë këto zgjedhje, janë 6 bashki, me një mandat fare të përkohshëm, 10-11 muaj se pastaj kemi zgjedhje të tjera. Mos t’i mbingarkojmë me politikë, ta përdorin këtë fushatë zgjedhore për zgjidhje të thjeshta. T’i japim kohë vetes që të prezantojmë ide më të qenësishme”.

Do angazhoheni në këtë fushatë?

“Ju ka thënë njeri ndryshe? Unë kam një pjesë të zonës elektorale në Lushnje, që e mbuloj prej 5 vitesh. Kam punuar atje. Është punuar fort nga qeveria, nga bashkia. Jemi të gatshëm të dalim para njerëzve dhe të marrim atë që na takon. Kemi një standart të ri të vendosur, që kush gabon penalisht përballet me drejtësinë, pavarësisht pozicionit. Kemi bërë gabime para njerëzve dhe kemi kurajën të kërkojmë ndjesë.

Por të vëmë në peshore, punën që është bërë gjatë gjithë kësaj kohe, balanca e peshores anon nga puna. Njerëzit të gjykojnë edhe për gabimet tona, po midis njerëzve që s’bëjnë asgjë dhe të tjerëve që punojnë, reformojnë e ndërtojnë vepra por bëjnë dhe disa gabime, atëherë peshorja anon nga ne”./m.j

Next Post
Gazetari i njohur gjerman publikon dokumentet: Rugova nuk e ka kundërshtuar ndarjen e veriut të Kosovës

Gazetari i njohur gjerman publikon dokumentet: Rugova nuk e ka kundërshtuar ndarjen e veriut të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhaj

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhaj

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

“Drejtësia të veprojë”, Çupi: Kur Berisha proteston, ka për qëllim të vrasë

February 12, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

Balla: Politikanët të arrestohen vetëm në flagrancë! Mungesa e vendimeve nga GJK, përgjegjësi e Kuvendit

February 12, 2026
Takimet me diasporën shtyjnë Kongresin, Klosi: Në Itali do kemi më shumë shqiptarë, asnjë problem me autoritetet

“Tani e gjete që jemi në zgjedhje”, Klosi: Edison Memolla u dënua për një shprehje në telefon

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In