• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shtëpia e Bardhë, të gjithë njerëzit e presidentit… Putin

by Java News
13/12/2016 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Urdhërin e Miqësisë, një prej nderimeve më të mëdhenj të qeverisë ruse, ia ka dhënë personalisht Vladimir Putini. Si kartëvizitë për një Sekretar Shteti të ardhshëm amerikan, është gjë e pazakontë. Por kreu i kolosit të naftës Exxon Mobil është një prej investitorëve të huaj më të rëndësishëm në Rusi. Dhe një kundërshtar i ashpër i sanksioneve. Nëse do të konfirmohet emërimi i Rex Tillerson në krye të diplomacisë amerikane, fizionomia e Administratës Trump bëhet gjithnjë e më e qartë. Mes tipareve dallues: numri i lartë i gjeneralëve (i paprecedentë), prania e financierëve të lidhur me bankën Goldman Sachs, dhe lobi i naftës që zgjat duart deri edhe tek agjencia e mjedisit. Por nëse vjen Rex Tillerson në Departamentin e Shtetit, ka një tjetër “rrjet” që të befason për forcën e tij: miqtë e Vladimir Putinit. Aq sa kreu i grupit të demokratëve në Senat, Chuck Schumer, kërkon hapjen en jë hetimi parlamentar mbi “një koordinim të mundshëm mes fushatës së Trumpit dhe Kremlinit”. Përmendja e “koordinimit” është një hap më përpara, në krahasim me akuzat e CIA-s për ndërhyrjet pro Trump të hacker-ave të manovruar prej Moskës.

Kolona putiniane në brendësi të ekzekutivit të ri e ka tashmë një peshë të rëndë. Gjenerali Michael Flynn, që Trumpi e ka zgjedhur si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare, do të jetë njeriu më me ndikim në sugjerimin e zgjedhjeve të mëdha strategjike për presidentin e ri, që ng politika e jashtme, deri tek çështjet ushtarake. Flynni është një rast i rrallë i një ushtaraku amerikan filorus. Pasi doli në pension, pranoi që të mbajë konferenca me pagesë në Rusi, dhe u bë një komentator i rregullt për rrjetin e propagandës putiniane “Russia Today”. Në një pritje të organizuar në Moskë nga 3U, Flynn u fotografua ulur në krah të Putinit, pikërisht në një kohë kur marrëdhëniet mes Amerikës dhe Rusisë ishin në pikën më të ulët historike, për shkak të Krimesë, Ukrainës, sanksioneve.

Rasti Flynn nuk është i izoluar. Një pjesë e madhe e fushatës së Trumpit u drejtua nga Paul Manafort, i cili kish qenë për gjashtë vite këshilltar i Viktor Yanukovichit, udhëheqësi putinian në Ukrainë. Një tjetër këshilltar me ndikim i Trumpit për politikën e jashtme, Carter Page, është i lidhur me kolosin energjetik Gazprom, “longa manus” ekonomik i Putinit. Në fund janë lidhjet e biznesit mes vetë Trumpit dhe Rusisë. Të investiguara prej një kohe të gjatë nga mediat amerikane gjatë fushatës elektorale, këto lidhje kalojnë pjesërisht përmes filialit të pasurive të paluajtshme Trump Soho, financuar nga fondi i investimeve (Bayrock) dhe nga biznesmeni Tevfik Arif, një kazak që është pjesë e orbitës së Putinit; dhe me gjeorgjianin Tamir Sapir, edhe ai në galaksinë e oligarkëve pranë presidentit rus. Trumpi ka mohuar gjithmonë që të ketë konflikt interesi. Dhe ka hapësirë: sado e habitshme mund të tingëllojë, nuk ka një ligj që të rregullojë konfliktin e interesit për një president të SHBA. Pak më i ndërlikuar shfaqet pozicioni i Tillerson. Nëse drejtori ekzekutiv i Exxon Mobile do të zgjidhet Sekretar Shteti, atij do i duhet të kalojë nga një dëgjesë në Senat. Atje ku shumë senatorë republikanë nuk duan aspak të shohin që të rritet ndikimi i Putinit. Pikërisht dje, një deklaratë e përbashkët e katër senatorëve nga të dy partitë, dy republikanë e dy demokratë, që janë edhe kryetarë komisionesh, ka shpallur hapjen e një hetimi parlamentar mbi ndërhyrjet e rusëve në fushatën elektorale.

Rrjeta e ndikimeve ruse në skuadrën e Trumpit mund të sugjerojë edhe një interpretim të “shuplakës” ndaj Kinës. Dje, presidenti i sapozgjedhur ka mbrojtur telefonatën e skandalit me presidenten e Taivanit. “Nuk shoh arsye përse duhet të pengohem prej parimit të “Një Kine”, që Kina të mos na kundërvihet sa i përket tregtisë. Presidentja e Taivanit më telefonoi, nuk i takon Kinës të më diktojë nëse duhet t’i përgjigjem një telefonate”.

Duket se është një ndryshim strategjie, në krahasim me linjën e ndjekur nga Uashingtoni kundrejt Pekinit gjatë dyzetë viteve të fundit. Mund të imagjinohet që Trumpi do të përpiqet edhe të realizojë operacionin e kundërt me atë të Niksonit: afrim me Rusinë, për të dobësuar Kinën, që është rivali i vërtetë.
/bota.al/d.i.

Next Post
Harrojeni gërhitjen, por vetëm me këtë lëng natyral

Harrojeni gërhitjen, por vetëm me këtë lëng natyral

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com