• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shtëpia e Bardhë plan për rritje të testimeve për Covid-19, Trump: Ka një dëshirë të madhe për rihapjen e vendit

by Java News
28/04/2020 07:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e Bardhë lëshoi udhëzime të reja të hënën mbi testimet për Covid-19 dhe rihapjen e bizneseve ndërsa Presidenti Donald Trump deklaroi se “të gjitha pjesët e vendit janë në gjendje të mirë, ose duke u përmirësuar. Në të gjitha rastet duke u përmirësuar”.

Shtëpia e Bardhë publikoi atë që përshkruajti si një përmbledhje gjithëpërfshirëse të përpjekjeve të saj për të vënë në dispozicion teste të mjaftueshme për COVID-19, në mënyrë që shtetet të mund të testojnë të paktën 2.6 për qind të popullsisë së tyre çdo muaj.

Zonat që janë goditur më rëndë nga koronavirusi do të jenë në gjendje të testojnë dy herë më shumë, ose më lartë se sa niveli mesatar. Presidenti Trump dhe ekspertët mjekësor të administratës së tij prezantuan planin gjatë një telefonate me guvernatorët e shteteve të hënën mbasdite, dhe Trump njoftoi se bizneset si farmacia CVS do të zgjeronin qasjen në teste në mbarë vendin.

Zhvillimet e së hënës kishin për qëllim mbushjen e boshllëqeve kritike në planet e Shtëpisë së Bardhë për të filluar “rihapjen” e vendit, duke rritur testimet për virusin ndërsa zhvendos fokusin e presidentit tek rimëkëmbja e ekonomisë së goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Duke folur në një konferencë për shtyp në oborrin e Shtëpisë së Bardhë të hënën në mbrëmje, Presidenti Trump tha se “testimi nuk do të jetë aspak problem”, duke shtuar, “ka një dëshirë të madhe për rihapjen e vendit tonë”.

Presidenti tha se plani i tij do t’i udhëzojë shtetet se si mund të rrisin në mënyrë dramatike testimin dhe gjurmimin e kontakteve të personave të infektuar.

Gjatë bisedës telefonike me guvernatorët e shteteve, Presidenti Trump sugjeroi se shumë shtete duhet të shqyrtojnë rihapjen e shkollave para fundit të vitit shkollor për t’ia lehtësuar prindërve rikthimin në punë.

“Disa prej jush duhet të mendoni rreth hapjes së shkollave sepse shumë njerëz duan hapjen e shkollave”, tha Trump në bisedën me guvernatorët. Agjencia e lajmeve Associated Press kishte marrë një audio regjistrim të bisedës telefonike mes Administratës së Presidentit Trump dhe guvernatorëve të shteteve.

Presidenti Trump tha në konferencën për shtyp në oborrin e Shtepisë së Bardhë se vende të tjera të botës po kontaktojnë administratën e tij për të mësuar më shumë mbi hapat lidhur me testimet. /e.s/

Next Post
Përsëritet situata/ Helmohen sërish nxënësit në Fier, 30 prej tyre përfundojnë në urgjencë

“Viti shkollor nuk digjet”/ Rama: Ja kur merret vendimi final për shkollat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In