Shtëpia e Bardhë ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili pak orë më parë kishte kërkuar anulimin e porosisë për aeroplanin Air Force One.
Trump kishte shkruar se çmimi prej 4 miliardë dollarëve për aeroplanin Air Force One është qesharak dhe se duhet të anulohet kjo porosi, raporton Reuters. Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk e di nga e ka nxjerrë Trumpi shifrën prej katër miliardë dollarëve për zëvendësimin e aeroplanëve presidencialë, transmeton Koha.net.
“Disa prej statistikave që janë cituar, mund të themi se, nuk reflektojnë natyrën e marrëveshjes financiare mes Boeingut dhe Departamentit të Mbrojtjes”, ka thënë zëvendësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest. (b.an)











