• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtëpia e Bardhë ka një sërë rregullash që nuk duhen shkelur… por a do i zbatojë ato Donald Trump?!

by Java News
11/11/2016 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miliarderi nuk mund të qëndrojë i vetëm asnjëherë, duhet të nënshkruajë gjithnjë me të njëjtin stilolaps. Nuk lejohet duhani, makina dhe fotot

Shtepia e BardheTani që Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-ve, do të jetë dhe banori më i rëndësishëm i Shtëpisë së Bardhë. Por miliarderi duhet ta meritojë qëndrimin atje duke respektuar një seri rregullash. Fillimisht ndalohet duhani, të bëhen foto ‘selfie’ me fansat apo të drejtojë makinën. Republikani, mes të tjerash nuk mund të qëndrojë asnjëherë i vetëm, duhet të nënshkruajë me të njëjtin stilolaps, në mënyrë rigoroze një “Parker” dhe duhet të paguajë për shërbimin në shtëpi.

Para së gjithash Trump duhet të mësohet me etiketën e “Zoti President” apo “Zotëri”, me të cilën edhe familjarët më të afërt duhet ta thërrasin. Ndër të tjera duhet të vishet gjithnjë mirë, pra jo me sandale dhe pantallona të shkurtra dhe gjëja më kurioze është se duhet të nënshkruajë gjithnjë me të njëjtin stilolaps, një “Parker”.

Ndërkohë, edhe pse shumë njerëz nuk e kanë thënë asnjëherë, jo të gjitha shërbimet e Shtëpisë së Bardhë janë falas: shërbimi për shembull, duke qenë i menaxhuar nga kompani të brendshme, do të ngarkohet direkt në llogarinë e presidentit.

Në “White House” mes të tjerash, nuk ka as berber e parukier, sepse çdo president ka të tijin personal.

Edhe ushqimi, në kundërshtim me atë që ju mund të mendoni, vjen nga jashtë dhe në veçanti, nga shefa të lartë kuzhine./shqip/a.k

Rregulla të tjera të forta, i përkasin edhe pirjes së duhanit, makinave dhe fotove. Në Shtëpinë e Bardhë ndalohet pirja e duhanit që kur Hillary Clinton ishte “First Lady”.

Po ashtu presidenti i ri nuk mund të drejtojë makinën absolutisht, sikundër anëtarët e familjes së tij. Për zhvendosjet e tij, do të kujdeset “Secret Service”. Obama, si president, ka lëvizur gjithnjë me “Bishën”, kështu quhej ndryshe një limuzinë e gjatë 5 metra e gjysmë dhe që peshonte 7 tonë. Për udhëtimet jashtë vendit, numri i makinave të shoqërimit shkon deri në 30-40 të tilla. Rregulla të ashpra edhe për fotot dhe “selfie”-t. Presidenti nuk mund të bëjë dhe lejojë asnjë. E vetmja shkelje e bërë në këtë rast është një foto e Bebe Vio me Obamën. Trump, në fund nuk mund të qëndrojë asnjëherë i vetëm: do të survejohet 24 orë në 24.

Next Post
Përgjimet/ Vëllai i ‘të fortit’ të Beratit i vuri gjobë 20 mijë euro qytetarit

Përgjimet/ Vëllai i ‘të fortit’ të Beratit i vuri gjobë 20 mijë euro qytetarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In