• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Po mbështet Putin”/ Shtëpia e Bardhë e shqetësuar paralajmëron: Kina mund të furnizojë me armë Rusinë, do ketë sanksione

by Java News
17/03/2022 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka “shqetësim të madh” se Kina mund t’i sigurojë Rusisë pajisje ushtarake për të ndihmuar pushtimin e saj në Ukrainë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se presidenti amerikan Joe Biden do të jetë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë në bisedën e tij me presidentin kinez Xi Jinping nesër, shkruan Sky News.

Ajo tha se dështimi i Kinës për të denoncuar Rusinë “flet shumë”.

Siç raportuam më herët, Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se Shtëpia e Bardhë nuk do të ketë asnjë hezitim për të vendosur “kosto” ndaj Pekinit nëse vendi vazhdon të mbrojë veprimet e zotit Putin.

Me heret Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se Kina është përgjegjëse direkte për mbështetjen që i ka dhënë presidentit rus Vladimir Putin në pushtimin e Ukrainës. Ndërsa vuri në dukje se ka po aq ndikim që të ndikojë në Kremlin që kreu i shtetit rus t’i jap fund konfliktit.

“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjitha kombeve, veçanërisht atyre me ndikim të drejtpërdrejtë ndaj Rusisë, që të përdorin çfarëdo mjetesh për të detyruar Moskën t’i japë fund kësaj lufte. Ne besojmë se Kina në veçanti ka një përgjegjësi të mëdha në ndikimin e saj ndaj Presidentit Putin dhe të mbrojë parimet ndërkombëtare që ajo pretendon se i mbështet”, tha Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit shpjegoi se Kina do të mbajë përgjegjësi për çdo veprim që ndërmerr për të mbështetur agresionin e Rusisë dhe sipas tij, nuk do të ketë asnjë hezitim për t’i vendosur asaj sanksione.

“Në vend të kësaj, duket se Kina po lëviz në drejtim të kundërt duke refuzuar të dënojë agresionin rus, teksa kërkon të portretizojë veten si një arbitër neutral. Ne jemi të shqetësuar se ata po konsiderojnë të ndihmojnë drejtpërdrejt Rusinë me pajisje ushtarake për t’u përdorur në Ukrainë. Presidenti Biden do të flasë me presidentin Xi nesër dhe do t’i bëjë të qartë se Kina do të mbajë përgjegjësi për çdo veprim që ndërmerr për të mbështetur agresionin e Rusisë dhe ne nuk do të hezitojmë të vendosim edhe asaj sanksione”, u shpreh sekretari amerikan i Shtetit./m.j

Next Post
Sulmet mbi civilët/ Zelensky viziton 16-vjeçaren e plagosur në spital, i dhuron një tufë më lule

Sulmet mbi civilët/ Zelensky viziton 16-vjeçaren e plagosur në spital, i dhuron një tufë më lule

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Ke filluar t’i kërcënohet të gjithë more plako me mbiemrin Bajden.Politika jote të vras po s,bëre siç të them unë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Organizatë kriminale brenda burgut të Janinës, drejtohej nga shqiptari i quajtur Modi

Zyrtari i lartë i KiE: Paraburgimi në Shqipëri, pesë herë më i lartë se mesatarja e BE-së

February 8, 2026
“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

“Lëre gangsterin jashtë, me mua mos u merr”/ Rogerti ‘përplaset’ me Luizin: Po ja nxin fytyrën babait tënd

February 8, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Shkurt 2026

February 8, 2026
Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

February 8, 2026
Problematika në bashkinë Tepelenë, rrezikohen disa banesa nga shkarja e dherave në fshatin Nivicë

Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit

February 8, 2026
Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

February 8, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Rama: Rihapja e TikTok-ut jo dorëzim e mbyllje sysh, vendosen filtra për mbrojtjen e fëmijëve

February 8, 2026
Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

February 8, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë!

February 8, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

“Amnistia Penale, lirim i menjëhershëm për 447 të burgosur”/ Rama: Zgjidhje e qartë politike

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In