• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtëpia e Bardhë dhe Shqipëria, një letër e 16 viteve më parë për Xhorxh Bushin dhe retorika sot në Tiranë

by A R
07/06/2021 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta Dita boton sot për lexuesit e saj një letër që diplomati i njohur Fatos Tarifa, në kohën kur ai shërbente si ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, u ka dërguar Presidentit amerikan George W. Bush dhe Zonjës së Parë, Laura Bush.

Kjo është vetëm njëra prej letrave (dhe, në dijeninë tonë, e fundit) që ambasadori Tarifa i ka dërguar Presidentit Bush dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës së tij.

Në parathënien që gazetari i njohur i Boston Globe dhe Boston Herald, Peter Lucas, ka shkruar për librin e ambasadorit Tarifa To Albania, with Love (2007), duke i krahasuar personalitetin dhe kontributet e Tarifës si ambasador i Shqipërisë në Uashington me ato të Faik Konicës, ka venë në dukje, ndër të tjera, se “askush nga ambasadorët që Shqipëria ka dërguar në Shtetet e Bashkuara nuk bëri ndonjëherë atë diplomaci politike dhe publike në Uashington dhe në tërë Amerikën si Fatos Tarifa. Askush prej tyre nuk ka pasur kurajën dhe vetbesimin intelektual e politik që t’i shkruante Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe ndihmësve të tij më të afërt në Shtëpinë e Bardhë, si Tarifa. Dhe askush prej tyre nuk kishte ato njohje dhe ato kontakte në Shtëpinë e Bardhë që krijoi Tarifa. Asnjëri nga paraardhësit e Tarifës nuk bëri kaq shumë miq personalë dhe miq të Shqipërisë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara sa ai. Askush prej tyre nuk botoi kaq shpesh në gazetat e Uashingtonit sa ambasadori Tarifa. Tarifa ishte vërtet i një klasi të veçantë mes kolegëve të tij ambasadorë të Shqipërisë. Ata që e kanë njohur Tarifën në Uashington dhe kanë parë rezultatet e punës së tij e kanë konsideruar atë si “Dekanin e ambasadorëve të Ballkanit” dhe po aq të respektuar në sytë e administratës amerikane sa edhe, për shembull, ambasadorin e Gjermanisë në atë kohë”.

Letra me të cilën i njohim sot lexuesit konfirmon pikërisht këtë vlerësim të z. Lucas. Botimi në shqip i kësaj letre (e cila për herë të parë u publikua në anglisht në vëllimin To Albania, with Love, botuar nga Tarifa me University Press of America), merr një vlerë të veçantë në kushtet aktuale, kur, 30 vite pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, marrëdhëniet mes dy vendeve tanë janë sot më të ngushta e më të rëndësishme se kurrë.

Kjo letër është me interes të lexohet sot, pas më shumë se 16 vitesh nga koha kur është shkruar, edhe në dritën e kritikave të ashpra që ambasadori Tarifa ka bërë disa ditë më parë ndaj presidentit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, për retorikën antiamerikane të këtij të fundit, në një letër të hapur për të, botuar po në këtë gazetë. Më poshtë teksti i letrës botohet i plotë.

Të nderuarit George W. Bush

President i Shteteve të Bashkuara

Washington, D.C., 29 mars 2005

Të nderuar z. President dhe znj. Bush,

Bashkëshortja ime, Arta, dhe unë dëshirojmë t’Ju falenderojmë në mënyrën më të sinqertë për një tjetër mbrëmje të mrekullueshme në Shtëpinë e Bardhë gjatë pritjes diplomatike. Ju u bëni nder të gjithë shqiptarëve me mirësjelljen që tregoni ndaj nesh. Por unë dua t’Ju falenderoj veçanërisht për komentet Tuaja inkurajuese të vazhdueshme për Shqipërinë. Unë ndihem i nderuar çdo herë që dëgjoj nga ju [komente të tillë] dhe ua transmetoj ato shqiptarëve.

Unë besoj se Ju e dini tashmë se sa shumë rëndësi ka Amerika për Shqipërinë—dhe pse. Edhe gjatë pritjes, me gëzim konstatova se ndihmësit tuaj kryesorë, z. [Stephen] Hadley, z. [Andrew] Card dhe z. [Carl] Rove, me të cilët u takova atë mbrëmje, gjithashtu po kuptojnë se sa shumë rëndësi ka Amerika për Shqipërinë—dhe pse. Unë jam i sigurt se këtë e di mjaft mirë sidomos Daniel Fried, vendosmëria dhe mençuria e të cilit kanë qenë të paçmueshme për ne.

Atë mbrëmje, unë kuptova, gjithashtu, se ata janë në dijeni të faktit që Shqipëria po e rrit numrin e trupave të saj në Irak; se Shqipëria ishte një ndër tri vendet e parë që u bashkua me ju në Irak; dhe se Shqipëria vazhdon të dërgojë trupa në Bosnjë dhe në Afganistan.

Atë mbrëmje, unë, gjithashtu, kuptova—me mirënjohjen më të madhe të mundshme—se pas dy vitesh që Shqipëria e kërkon këtë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare po e konsideron seriozisht kërkesën e palës shqiptare për të gjetur kohën e duhur në agjendën Tuaj, z. President, këtë pranverë, që të takoheni me kryeministrin e Shqipërisë, i cili u është përmbajtur parimeve të lirisë dhe ju ka mbështetur vendosmërisht.

  1. President, nuk dëshiroj t’Ju marr shumë kohë me këtë letër, duke preferuar që, sado kohë që ju të keni për t’u marrë me Shqipërinë, ta ruani atë për kryeministrin. U takon krerëve të qeverive të diskutojnë mbi çështje të lirisë.

Por, është në nderin tim, si përfaqësues i Republikës së Shqipërisë, të shfrytëzoj rastin që t’Ju falenderoj thellësisht dhe sinqerisht nga zemra për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Në emër të të gjithë shqiptarëve, unë mund t’Ju konfirmoj se ne jemi të përkushtuar ndaj këtyre qëndrimeve, si për vete, ashtu dhe për të tjerët. Kjo ndodh për shkak se ne e çmojmë shumë lirinë tonë. Ne e dimë se çdo të thotë të fitosh lirinë dhe ta ruash atë.

Sa më e thellë të jetë errësira nga vjen, aq më e çmuar është drita e lirisë. Madje, edhe në ditët tona më të errëta, ne e kemi ruajtur qetësisht në shpirtrat tanë besimin tek i vetmi vend mbi dhé, në të cilin ajo dritë nuk u venit kurrë.

Nëse ndonjëherë, në këto ditë të ngarkuara, Ju, z. President dhe znj. Bush, do të keni një moment të qetë, kur mund të doni të provoni se një komb mundet vërtet të ringjallet pas një diktature brutale të paimagjinueshme dhe të bëhet një ndër kombet e rinj më premtues dhe që kontribuon për lirinë e të tjerëve, në atë moment, ju lutem, thjesht pëshpërisni emrin tonë.

Juaji me shumë respekt,

Dr. Fatos Tarifa

Shënim për lexuesit: Personalitetet që ambasador Tarifa përmend në këtë letër kanë pasur në atë kohë funksionet më të larta në Shtëpinë e Bardhë:

Stephen J. Hadley, Ndihmës i Presidentit George W. Bush për Çështjet e Sigurisë Kombëtare;

Andrew H. Card Jr., Shef i Stafit të Shtëpisë së Bardhë nën Presidentin George W. Bush;

Carl Rove, Këshilltar Kryesor i Presidentit George W. Bush dhe Zëvendësshef i Stafit të Shtëpisë së Bardhë;

Daniel Fried, Ndihmës i Posaçëm i Presidentit George W. Bush, dhe Drejtor për Europën dhe Euroazinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Next Post
Karantinë 24 orë, jo vetëm 16 orë

Kufiri kritik për rrotacionin: 50% pjesëmarrje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com