• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtëpia 1-katëshe e një gomisti, ‘prova’ që çoi Veliajn në burg! Pronari: Fushën e kisha klient…

by A R
28/02/2025 21:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga firmat e kryebashkiakut Erion Veliaj për një leje ndërtimi për të cilën akuzohet për korrupsion pasiv dhe ndodhet në burg, është për një shtëpi modeste 1 katëshe në Yrshek, në pronësi të një gomisti. Firma që do ta ndërtonte është kompania “Fusha shpk”, për të cilën SPAK i ka vënë masë sigurie detyrim paraqitje biznesmenit Shkëlqim Fusha dhe i ka ngritur akuzën e korrupsionit aktiv.

Report Tv arriti të gjejë këtë banesë. Pronarin e saj, Glentjan Karaj, banor prej vitesh në këtë zonë, e gjejmë në shtëpi ku sapo është shkëputur nga puna në gomisteri sa për të konsumuar drekën. Ka turp të shfaqet me figurë në kamera në këtë histori të cilën ia treguan fqinjët kur rastësisht e panë në televizor.

Habitet që banesa vetëm 90 m² të cilën e ndërtoi me investimet e jetës, me borxhe tek të afërmit dhe kredi ende të pashlyera, është pjesë e hetimeve të SPAK për kryebashkiakun Veliaj të cilin thotë se nuk e ka takuar kurrë.

“Erion Veliajn nuk e kam takuar për asnjë gjë. Me Çimin (Shkëlqim Fushën) jam njohur prej punës, e ke parasysh ka ardhur nja 2-3 herë për të ndërruar gomat, për asnjë gjë tjetër, as aplikim, as asgjë nuk është marrë. Nuk ka ndërhyrë për asnjë gjë më të vogël”, shprehet pronari, Glentjan Karaj.

Në bisedën me Report Tv, Glentjan Karaj tregon se biznesmenin Shkëlqim Fusha e njeh personalisht pasi disa herë ka ndërruar gomat e makinës së tij në gomisterinë ku punon prej rreth 13 vitesh.  Kur bëri lekët mes shumë sakrificash, thotë se i foli për dëshirën për të ndërtuar shtëpinë e tij në tokën e tij.

“Thjesht kam bërë aplikimin si gjithë të tjerët, nuk është bërë asnjë ndërhyrje, asnjë gjë, asnjë lekë. Arkitektët kanë bërë projektet, i ke të gjitha me letra në bashki, çdo gjë, flasin vetë. Nuk kam as mundësinë, ja shikojeni vetë. Unë erdha për bukë në shtëpi, do të shkoj në punë prapë. Nuk ka lidhje fare Fusha me këtë punë. Nuk ka ndërhyrë për asnjë gjë, për asnjë aplikim, asnjë gjë. Jemi habitur për zotin, për këtë ditë.”, thotë pronari i banesës.

Të habitur nga kjo histori, se si shtëpia e tyre, e dy njerëzve të thjeshtë e punëtore, është pjesë e një dosje korruptive që ka çuar në burg kryebashkiakun Veliaj, ka vënë në hetim bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenë të tjerë, halli i tyre i vërtetë thonë se është ekonomia e familjes dhe kushtet e vështira, me një kryefamiljar thuajse gjithë ditën në punë, e me bashkëshorten shtëpiake.

 “Ne nuk kemi bukë për të ngrënë, sa jam martuar rri në shtëpi pa punë. Muhabeti ynë ky është”, shprehet zonja e shtëpisë.

“90 metra katrorë shtëpi, edhe atë e kemi bërë me djersë me sakrifica”, thotë kryefamiljari.

“Unë nuk i kam larë lekët asaj (shtëpisë)”,- shton gruaja.

Leja për këtë shtëpi në Yrshek, në periferi të Tiranës, është marrë në vitin 2020, ndërsa banesa është përfunduar në 2022-shin.  Siç pronari dëshmon, ka paguar vetëm tarifat ligjore, por pikërisht për këtë leje të marrë, firma Fusha që ka aplikuar si kompani ndërtuese për llogari të gomistit, po hetohet se ka korruptuar Veliajn.

Next Post
Macron reagon pas përplasjes Trump-Zelensky: “Rusia është agresori”

Macron reagon pas përplasjes Trump-Zelensky: "Rusia është agresori"

Comments 1

  1. Lali says:
    1 year ago

    Boll me këto mashtrime nuk lahet m……me shurrë thotë populli korrupsioni i pushtetit të.som është shumë.i madhë nuk ka njësi matëse t’a masë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com