Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Elbasan ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 200 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Property” vuri në sekuestro preventive pasuritë e paluajtshme në emër të 28-vjeçarit me iniciale L. C., dhe të familjarëve të tij.
Në zbatim të vendimit, u bë sekuestrimi i 3 pasurive të paluajtshme me vlerë 200 000 euro, në lagjen “5 Maji”, konkretisht: 2 apartamente banimi dhe 1 njësi shërbimi.
Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi L. C., i cili është dënuar me 3 vjet burgim, në Britaninë e Madhe, për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/a.r