• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shtegu i gjelbër”, Veliaj: Në 9 tetor organizojmë Maratonën e Tiranës

by Aalison Pearse Stevens
24/09/2016 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Çiklistë amatorë dhe profesionistë, të apasionuar me natyrën dhe sportin, si dhe grupe të rinjsh vullnetarë, u bënë pjesë sot e itinerarit çiklistik nga kodrat e Picallës deri në SportZone në sheshin “Nënë Tereza”. Qëllimi i këtij pedalimi ishte promovimi i “Shteguttë Gjelbër” dhe realizimi i infrastrukturës së nevojshme për sportet ‘outdoor’, promovimi i jetesës aktive dhe të shëndetshme.

Kësaj nisme iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili siguroi pjesëmarrësit se bashkia do të mbështesë krijimin e shtegut të gjelbër, për ta kthyer periferinë e Tiranës në një vend tërheqës, jo vetëm për çiklistët dhe sportet e tjera, por edhe si një mënyrë për promovimin e bukurive natyrore tëzonës për turistët e huaj.

“Jam shumë i lumtur për këtë organizim, që shënon fillimin e një projekti të madh. Bashkia e Tiranës ka vendosur ta promovojë, por edhe ta mbështesë financiarisht projektin e Shtegut të Gjelbër, i cili lidh Tiranën me Golemin, duke kaluar vetëm nëpër zona rurale. Është mirë për promovimine këtyre zonave, për ekonominë e tyre, janë financa që mbeten aty për çdo pushim, për çdo drekë, darkë, për çdo produkt që konsumohet”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj në fillim të turit.

Ai informoi pjesëmarrësit se disa nga vendimet e Bashkisësë Tiranës favorizojnëdhe nxitin lëvizjen e qytetarëve me biçikleta, si një mjet që mbron ekonominë familjare, por edhe një jetë të shëndetshme.

“Dy vendimet që kemi marrë janë: Rrjeti minimal i biçikletave të qytetit. Pra, për t’u siguruar që përveç disa segmenteve të veçanta që kemi, si rruga “Dritan Hoxha”, rruga e Pallatit të Kongreseve, tani rrugën e re të “Kosovarëve”, të sigurohemi që rrjeti funksionon pa ndërprerje. Investimi ynë i dytë do të jetë me Shtegun e Biçikletave. Gjithnjë e më shumë njerëzit po ndihen klaustrofobikë në një Tiranë që sot ka 1 milion banorë. Më vjen mirë që Shtegu i Gjelbër do të jetë një ndër projektet tona kryesore për 2017, duke filluar me disa ndërhyrje, për t’u siguruar që ata që duan turizmin e aventurës, vendas e të huaj, të kenë një mundësi fantastike për të eksploruar rrethinat e Tiranës”, tha Veliaj.

Në vijim të përpjekjeve për të nxitur jetën aktive dhe të shëndetshme, kryebashkiaku bëri të ditur se në datën 9 tetor do mbahet Maratona e Tiranës, qësynon të kthehet në një aktivitet të përvitshëm.

“Çdo qytet ka maratonën e vet, prandaj edhe Tirana do të ketë maratonën e saj. Si fillim do të organizojmënjë gjysmë maratonënë 9 tetor, për t’u siguruar që të apasionuarit e atletikës dhe vrapit, të kenë garën e tyre në Tiranë. Një maratonë të tillë e kanë të gjitha qytetet e Ballkanit. Ambicia jonë është që pas 3 vitesh, kjo të jetë gara më e bukur që ndodh në Ballkan. Në datën 13 tetor mblidhet Federata Evropiane e Atletikës dhe nëse e kalojmë me sukses këtë test, duke korrigjuar gabimet e së kaluarës, do të marrim një datë zyrtare të maratonës së Tiranëspër 2017”, shtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Drejtori i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Tiranë, Blendi Gonxhe,tha se për t’i dhënë më shumë mundësi atyre që ecin, vrapojnë apo pedalojnë me biçikleta, do të mbyllet përfundimisht hyrja e automjeteve në Parkun e Liqenit nga të gjitha anët e tij.

“Nxjerrim përfundimisht jashtë parkut automjetet dhe do të kemi një park pa automjete, që do të ketë edhe rrugët e veta të biçikletave për disa lloj garash, jo vetëm për ato me ecje të qetë, por edhe biçikletat sportive; pra një park me më shumë rekreacion dhe mundësi”, shtoi Gonxhe.

“Shtegu i Gjelbër”është njëri prej itinerareve çiklistikë rajonalë që nis nga Kodrat e Liqenit – Lapidari Picallë dhe synon të shkojë deri në Golem Durrës, në një gjatësi prej 40 kilometër, duke përshkuar zona të banuara dhe parqe natyrore. Ky shteg do të sjellë impakt mjedisor, shëndetësor, shoqëror, turistik dhe natyrisht sportiv, por edhe gjithaq integrues. Shënjestrimi i këtij shtegu fut vendin tonë në EuroVelo, rrjetin më të madh Evropian i shtigjeve për biçikleta që përmbledh 15 shtigje ndërkombëtare që mbulojnë 70.000 km në 42 shtete. Këto itinerare janë përgjithësisht rrugë ekzistuese për biçikleta apo edhe për makina, por të përshtatshme për çiklistët.

Next Post
Shtatorja e parë e Nënë Terezës ishte ngritur në Novosellë të Gjakovës

Shtatorja e parë e Nënë Terezës ishte ngritur në Novosellë të Gjakovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT: Në maj vizitorët e huaj u rritën me 63%, ja dy qytetet me shifrat më të larta

“Turizmi, lokomotiva e rritjes ekonomike”, Civici rendit problematikat: Alarm për…

December 26, 2025
100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë

100 prokurorë për zgjedhjet në Kosovë

December 26, 2025
Shkaqet dhe pasojat e axhendës politike të SPAK-ut

Shkaqet dhe pasojat e axhendës politike të SPAK-ut

December 26, 2025
GAIA Flowers Studio, një risi për qytetin e Durrësit, produkte e artikuj dhe kompozime ndryshe

GAIA Flowers Studio, një risi për qytetin e Durrësit, produkte e artikuj dhe kompozime ndryshe

December 26, 2025
“Kuqezinjtë bënë kthesën nën drejtimin e Sylvinho”, Reuters: Shqipëria mund të jetë surpriza e “Euro 2024”

Sylvinho për rrugëtimin drejt Botërorit: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

December 26, 2025
Tragjedi familjare/ Burri në Florida vret gruan dhe plagos të bijën pas sherrit mbi ndeshjen e NFL

Tragjedi familjare/ Burri në Florida vret gruan dhe plagos të bijën pas sherrit mbi ndeshjen e NFL

December 26, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

A është model suksesi Berisha në përballjen me SPAK?

December 26, 2025
Tmerr në metronë e Parisit, tre gra plagosen me thikë, autori në arrati

Tmerr në metronë e Parisit, tre gra plagosen me thikë, autori në arrati

December 26, 2025
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

Shefi i NATO-s: BE nuk duhet të veprojë si alternativë ndaj aleancës, do të dëmtonte veten

December 26, 2025
Nga ‘burrat e pathyeshëm’ te madhësia, andrologu zbardh besimet e gabuara të meshkujve

Nga ‘burrat e pathyeshëm’ te madhësia, andrologu zbardh besimet e gabuara të meshkujve

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com