• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shtatzënia, disa këshilla për t’i bërë ballë të nxehtit

by
05/08/2015 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatzënia, disa këshilla për t’i bërë ballë të nxehtit

Vera e këtij viti duket se nuk ka të ndalur me temperaturat e larta. Kjo periudhë e vitit mund të jetë shumë e vështirë, sidomos për femrat të cilat presin një fëmijë dhe janë të detyruara të qëndrojnë në qytet. Barku i madh në verë është shumë i lodhshëm, bezdisjet dyfishohen dhe përballimi i temperaturave të larta bëhet edhe më i vështirë.

Ideale është që të përdorni një kondicioner, si në shtëpi ashtu edhe në zyrë, edhe pse mund të ketë rreziqe. Mamatë e ardhshme, të cilat nuk e posedojnë një të tillë, mund të ndjekin një seri këshillash për të përballuar më mirë stinën e nxehtë dhe për të rigjetur mirëqenien.

Pini shpesh

Kjo këshillë vlen në fakt për të gjithë. Pirja e shpeshtë e ujit në verë, ndihmon në mbajtjen e trupit të hidratuar në mënyrë perfekte. Femrat të cilat presin një fëmijë, duhet të mendojnë edhe për të voglin, sepse pirja e ujit është e mirë për lëngun amniotik; uji rikthen kripërat minerale të humbura gjatë djersitjes, ndërsa redukton fryrjen dhe ndjesinë e peshës.

Mos qëndroni në një vend

Edhe pse i nxehti e bën edhe një shëtitje të thjeshtë shumë të rëndë, femrat të cilat presin një fëmijë, nuk duhet të qëndrojnë vetëm ulur, por përkundrazi, duhet të lëvizin sa më shumë të mundin. Në këtë mënyrë, përmirësoni jo vetëm qarkullimin e gjakut, por edhe humorin. Ideale është të dilni në mëngjes herët ose në mbrëmje pas orës 19 në ndonjë vend të gjelbëruar.

Notoni

Noti është sporti ideal për t’u praktikuar gjatë shtatzënisë, sepse vë në lëvizje shtyllën kurrizore nga pesha e barkut. Ky sport ul fryrjen dhe peshën në këmbë. Ndaj noti është një zakon i mirë për t’u praktikuar deri në fund të shtatzënisë. E rëndësishme është të shmangni orët më të nxehta të ditës dhe të përdorni gjithmonë një mbrojtje të lartë kundra diellit.

Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime

Ushqyerja është thelbësore për të luftuar të nxehtin. Sidomos gjatë shtatzënisë duhet të shmangni ushqimet e rënda dhe vështirësisht të tretshme; dhe të preferoni frutat dhe perimet, të cilat përmirësojnë presionin e gjakut dhe rrisnin sasinë e lëngut amniotik. Ideale janë pjeshkat, kajsitë, pjepri, shalqiri, domatet, marulet dhe trangujt.

Kontrollojeni shpesh tensionin

Gjatë shtatzënisë mund të vuani nga luhatjet e tensionit dhe me siguri, ndryshimet e papritura të temperaturave të kohëve të fundit, nuk ndihmojnë aspak në këtë pjesë. Ndaj, është mirë që ta kontrolloni shpesh presionin e gjakut, për të shmangur çdolloj problemi të pakënaqshëm.

Temperatura e lartë gjatë shtatzënisë dëmton fëmijën

Foshnjat e lindura nga nënat të cilat kanë pasur temperaturë të lartë gjatë shtatzënisë më shumë se dy herë, mund të kenë probleme serioze në zhvillim, përfshirë prapambetjen mendore dhe autizmin. Sipas një studimi të shkencëtarëve amerikanë, të realizuar kohë më parë, temperatura gjatë periudhës së shtatzënisë e dyfishon mundësinë që fëmija të lindë me probleme të zhvillimit të trurit dhe të vuajë nga autizmi.

Për këtë arsye, mjekët rekomandojnë që gjatë kësaj periudhe, nëse kanë temperaturë të lartë, gratë shtatzëna duhet të marrin menjëherë mjekimin e duhur për të mundësuar uljen e temperaturës, pasi kështu mund të luftohen edhe efektet negative të saj në fetusin që është duke u zhvilluar. Paracetamoli është i vetmi ilaç i rekomanduar për shtatzënat, ndërsa në çfarëdo rasti më të rëndë, është mirë të konsultohet mjeku gjinekolog.

Next Post

De Biasi: Shqpëria në vendin e 22-të në FIFA, historike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

Bilanc i rëndë nga përplasja me Iranin, 7 trupa amerikane të vrarë dhe 140 të plagosur

March 10, 2026
Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

Debate të forta mes Selin dhe Mirit, përplaset me Juelën pas deklaratës së fortë

March 10, 2026
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Çështja “Balluku”, Kikia: Mazhoranca, në të drejtën e saj të mos e votojë kërkesën për të rënduar masën e sigurisë

March 10, 2026
DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In