• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtatori erdhi Doktor!

by Artur Ajazi
31/08/2026 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Nuk mbahen mënd, qysh kur Partia Demokratike (e Lulit dhe Saliut) premton me bujë të madhe, që në Qershor se “prisini sa të vijë Shtatori, do ketë përmbysjen e madhe, Rama do ikë”.

Lul Basha e kishte si refren Shtatorin. Sa ishte kryetar PD-je, nuk linte Shtator pa “gdhendur” në memorien e demokrateve. U premtonte atyre, pushtetin, vende pune, largimin e PS dhe Ramës nga pushteti, integrimin në BE, etj. por ja që ikën shtatorët, erdhën dhjetorët, ikën vitet dhe u ndërruan edhe kryetarët në PD, dhe sërish mbeti, premtimi.

Sot kryetar i përjetshëm në atë parti është Sali Berisha. Edhe doktori, ashtu si Luli, Shtatorin e ka “me ogur”. Ka 2 muaj që premton se “në Shtator nis uragani, nis beteja e madhe, nis largimi  Ramës, klikës, regjimit”, etj..etj. A thua se shqiptaret mes vapës përvëluese dhe halleve të ditës, kanë përparësi, premtimet boshe politike të Doktorit. Shtatori erdhi Doktor. Po presin shqiptaret, por më shumë demokratet, se çfarë do tu sjellë PD-ja, se çfarë do tu sjellë “uragani”. Natyrisht 1 në 1000, besojnë se “PD dhe Doktori do tu sjellin largimin e Edi Ramës”, aq më tepër  me protesta me 200 veta në bulevard.

Realisht Edi Rama po kryen veprën më madhore politike të Partisë Socialiste për 4 vitet e pushtetit aktual. Po mundohet të zhdukë hendekun mes pushtetarit dhe qytetarit, mes qytetarit dhe institucionit, duke krijuar një marrëdhënie të re, e cila do ti shërbejë mirëqeverisjes, por edhe evidentimit të zyrtareve parazitë. Në shumë bashki si në Elbasan, Tiranë, Vlorë e gjetkë, ka nisur prej ditësh procesi i bashkëbisedimit  mes pushtetit vendor dhe qytetarit.

Dhe ecuria mbetet e mire, ashtu siç mbetet pozitive qasja e qytetareve ndaj nismave të Edi Ramës. Shumica e shqiptareve u kanë besuar dhe u besojnë nismave politike të Edi Ramës, dhe kjo ka sjellë ndryshime radikale në qeverisje.

PS dhe Rama, nuk njohin shtatorë, nuk njohin as dhjetorë, nuk njohin as “fushata” propaganduese për të arritur tek synimi dhe qëllimi i tyre, realizimi premtimeve elektorale për 4 vitet e ardhshme. Nuk ka nevojë të bësh “lëvizje dhe veprime fallco” për të arritur tek qëllimi yt, që është besueshmëria tek qytetari, tek votuesi. PS mbetet e vetmja force politike, që prej 2013, qeveris me transparencë, me meritokraci, dhe me objektiva të sakta që japin jo vetëm rezultate elektorale.

Kjo natyrisht ka rritur votat ndaj PS dhe mbështetjen ndaj Edi Ramës. Nuk mund të fitosh besimin e qytetareve, duke u shtirur sikur “je evliha”, duke u shitur se “je qelibar”, kur mbi ty rëndojnë mëkate që nga 1997 deri sot.

Ndaj, Doktor, erdhi Shtatori. Bëj si të bësh, dhe dil ndonjëherë andej nga bulevardi, merr me vete dhe “kongresmenët” e rinj të Këshillit Kombëtar, se ndoshta do ti japin një “dorë” revolucionit tuaj blu.

Next Post
Familjet e 32 kenianëve të vrarë nga rrëzimi i avionit në Etiopi do të marrin 87.3 mln dollarë -

Familjet e 32 kenianëve të vrarë nga rrëzimi i avionit në Etiopi do të marrin 87.3 mln dollarë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In