Prej teshtitjes me sy hapur e deri tek prekja e hundës me gjuhë, ne kemi numëruar shtatë gjërat që shumica e njerëzve nuk mund t’i bëjnë.
- Truke me gjuhë
A mund t’i bëni këto lëvizje me gjuhë si në foto? Kjo kërkon kontroll të madh mbi gjuhë dhe muskuj të saj. Disa thonë se kjo është një aftësi gjenetike, përderisa disa të tjerë thonë se nëse e ushtron mund ta bësh. Sido që të jetë, këto trika janë mjaft mbresëlënëse.
- Të lëvizësh veshët
A bëni pjesë në grupin e njerëzve të cilët mund t’i lëvizin veshët? Disa mund ta bëjnë këtë, duke i lëvizur vetullat. Por disa të tjerë mund ta bëjnë edhe pa ndihmën e vetullave. Nëse nuk jeni të ‘bekuar’ me talentin e lëvizjes së veshëve, ju mund ta arrini këtë me disa ushtrime të thjeshta, shkruan lajmi.net.
- Të prekësh hundën me gjuhë
A keni provuar ndonjëherë ta prekni hundën apo mjekrën me gjuhë? Shumica e kanë provuar dhe është më e vështirë se që mund ta mendoni. Thuhet se vetëm 10% e popullsisë në botë mund ta kryejnë këtë veprim, i cili është i njohur si shenja “Gorlin” në mjekësi.
- Të teshtini me sy hapur
Njerëzit nuk mund të teshtijnë me sy hapur? Por, ekzistojnë disa njerëz të cilët mund ta bëjnë këtë. Shumica e ekspertëve besojnë se sytë na mbyllen gjatë teshtimës për shkak të një refleksi të pavullnetshëm që dërgohet nga “qendra e teshtimës” në trurin tonë. Kjo mund të jetë një mënyrë që trupi e përdorë për të parandaluar futjen e baktereve në sy.
- Ta fusni grushtin në gojë
Disa njerëz mund ta fusin tërë grushtin e tyre në gojë, por këta njerëz janë shumë të rrallë. Për shumicën e njerëzve, kjo është një e pamundur.
- Të prekni brrylin me gjuhë
Gjuha dhe bërryli janë dy “të dashuruar tragjik” të cilët duan të bëhen bashkë, por nuk munden për shkak të gojës dhe krahut të cilët nuk i lejojnë. Është pothuajse e pamundur për shumicën e njerëzve që ta prekin me gjuhë bërrylin. Provojeni nëse mund ta bëni!
- Të gudulisni veten
Të gudulisesh nga të tjerët të bën të qeshësh dhe të bërtasësh. Por, këtë veprim nuk mund ta kryeni vetë. Është e pamundur që të gudulisesh nga vetja jote, për shkak të një zone prapa në tru që quhet “truri i vogël”. Truri i vogël luan një rol të rëndësishëm në monitorimin e lëvizjeve dhe studime të ndryshme kanë treguar se truri i vogël i parashikon ndjenjat që shkaktohen nga lëvizjet tuaja, por jo nga lëvizjet e të tjerëve.
(lajmi.net)