• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shtatë gjëra për të mbajtur kujtesën të fortë

by A R
10/12/2015 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kalimin e kohës kujtesa bëhet pak problematike. Por ka njerëz, që pavarësisht moshës, vazhdojnë të kenë kujtesë të mirë. Gjeni më poshtë shtatë gjëra që duhet të bëni për të përmirësuar kujtesën tuaj.

  1. Flini mirë

Ndërkohë që flemë, truri merr informacionin e mbledhur gjatë ditës dhe e proceson atë në kujtesën afatgjatë. Prandaj sigurohuni që të flini 7­9 orë në natë për të optimizuar përfitimet shëndetësore.

  1. Shkarravisni

Tregojani këtë të dhënë shkencore shefit tuaj herën tjetër që atij i duket se nuk e keni mendjen kur ai flet dhe ju shkarravisni gjëra pa kuptim në bllokun tuaj të shënimeve. Kërkimet tregojnë se shkarravitjet në letër ndërkohë që dëgjoni diçka, mund të ndihmojnë në ruajtjen më të mirë të informacionit. Në një studim, hulumtuesit zbuluan që njerëzit që shkarravisin ndërkohë që dëgjojnë, mbajnë mend 29 për qind më shumë informacion se ata që thjesht dëgjojnë. Veprimi në vetvete ndihmon trurin të qëndrojë aktiv dhe i fokusuar, duke eklipsuar shpërqendrimet nga ambienti dhe duke lehtësuar tërthorazi ngulitjen e informacionit që vjen prej dëgjimit.

  1. Bëhuni të ndërgjegjshëm për dietën tuaj ushqimore

Studimet tregojnë se ekziston një lidhje e sigurt mes ushqimeve që njerëzit konsumojnë dhe kujtesës. Sipas Harvard Health, dieta të pasura në yndyrna ndikojnë në gjenin përgjegjës për sëmundjen e alcajmerit. Është e rëndësishme që të theksohet se një studim i tillë është kryer vetëm në gra, por me siguri që jep të dhëna më të sigurta se studime të kryera mbi brejtës. Ushqime të pasura në yndyrna të pangopura, frutat, perimet, mishi i peshkut dhe frutat arrore janë disa nga përbërësit që duhet t’i përfshini në dietën tuaj ushqimore për të përmirësuar kujtesën.

  1. Ndaloni duhanin

Një studim i vitit 2010 zbuloi një lidhje domethënëse shkakore midis duhanpirësve dhe shtimit të rrezikut për t’u prekur nga sëmundja e alcajmerit.

  1. Ushtrohuni fizikisht

Thënia e vjetër: “mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë” mesa duket qenkësh e vërtetë. Një studim i vitit 2014 i Universitetit të Kolumbias arriti në përfundimin se ushtrimet e rregullta fizike mund të rrisin volumin e hipokampusit, njëra nga pjesët e trupit që është përgjegjëse për ruajtjen e informacionit, pra kujtesën. Edhe ky eksperiment i veçantë, theksohet në studim është kryer vetëm në individë të gjinisë femërore.

  1. Shmangni kryerjen e disa punëve në të njëjtën kohë

Na besoni, të punuarit njëkohësisht me disa detyra për një kohë të gjatë, vetëm do ta shtojë turbullirën tuaj mendore. Ngarkesa e tepërt ka një rol shpërqendrues në aftësinë e trurit për t’u fokusuar dhe në efikasitetin e përgjithshëm të punës së tij. Monique M.Williams, asistente profesore e mjekësisë dhe psikiatrisë në Universitetin Mjekësor të Uashingtonit, shprehet se njerëzit kanë nevojë për një mjedis të përshtatshëm për të ushqyer funksionet e kujtesës. Ajo këshillon të evitohet zakoni i kryerjes së detyrave njëkohësisht, si dhe të eliminohen zhurmat dhe shpërqendrimet e vazhdueshme nga mjedisi që, sipas gjasave, i dëmtojnë funksionet e trurit, përfshirë edhe kujtesën.

  1. Jetoni një jetë të shëndetshme

Ekspertët e shëndetit shprehen se antidoti më i mirë kundër plakjes së trurit është t’ i japësh përparësi shëndetit të përgjithshëm në tërësi. Kjo nënkupton të ushqehesh mirë, të jesh fizikisht aktiv/e dhe sidomos të mësosh të mbash nën kontroll stresin.

 

Next Post

Studimi / Ja pse meshkujt dalin më shpejt se femrat nga një labirinth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In