• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtatë bashki fitojnë çmime për praktika të mira në zbatim të decentralizimit dhe reformës territoriale

by Java News
14/12/2016 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatë bashki kanë fituar çmime për praktika të mira në qeverisjen vendore në kuadrin e nxitjes që Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore  dhe Ambasada e Zvicrës i japin bashkive të reja pas Strategjisë së Decentralizimit dhe Reformës Administrative Territoriale. Bashkitë fituese u shpallën në një ceremoni të veçantë të mbajtur në Hotel Sheraton në Tiranë. Katër çmime prej nga 10,000 franga zvicerane ju dhanë bashkive Roskovec, Vau i Dejës, Tiranë e Lezhë për nisma të vlerësuara në nivel kombëtar. Ndërsa katër çmime prej 5,000 franga zvicerane u fituan nga bashkitë Shkodër, Tiranë, Skrapar dhe Fier të përzgjedhura si praktikat më të mira në nivel rajonal. Praktikat fituese përfshinin shërbime të përmirësuara turizmi, zyra me një ndalesë (Z1N), qendra për qytetarë me aftësi të kufizuara, si dhe informim e komunikim për qytetarët.

“Me pjesëmarrjen tuaj në këtë konkurs ju keni treguar zell dhe vullnet për të paraqitur shembuj nga puna dhe përpjekjet tuaja”, u tha Ambasadori zviceran Christoph Graf kryebashkiakëve dhe stafeve të bashkive përmes një mesazhi në video. Ai përgëzoi Ministrin Çuçi për punën me reformën dhe veçanërisht për gatishmërinë që të monitorojë proçesin përmes palëve të jashtme. “Vashdoni të përmirësoni qeverisjen vendore – është shtylla kurrizore e demokracisë”, përfundoi mesazhin e tij Ambasadori Graf.

Në fjalën e tij Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi nënvizoi se “Në 10 mujorin e parë të 2016, bashkitë kanë mbledhur 30 milionë dollarë më shumë taksa lokale se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Këtu duhet të kemi parasysh që bizneset e vogla u përjashtuan nga taksa. Pra kemi një përmirësim të dukshëm të performancës fiskale të bashkive të reja, çfarë  ka qenë një nga synimet e reformës territoriale. Shpenzimet administrative nga personeli janë ulur me 10 milionë dollarë në 2016. Ndërsa shpenzimet operacionale, në 10 mujorin e parë të 2016 janë ulur me 3 milionë dollar ose 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015“.

Në këtë aktivitet u prezantua edhe raporti i monitorimit të proçesit të decentralizimit – një punë e kryer nga Programi zviceran për Decentralizim e Zhvillim Vendor (DLDP). Raporti tregon mbi ecurinë e decentralizimit dhe përshkruan nivelin e arritjeve apo te sfidave që bashkitë e reja kanë në këtë proçes.

Konkursi Kombëtar i Praktikave të Mira nga qeverisja vendore nisi në shkallë rajonale ku nga 46 Bashki që paraqitën praktikat e tyre të mira rezultuan 4 fitues rajonalë:  Bashkia Shkodër me projektin “Zyrat e Integruara me Një Ndalesë”; Bashkia Tiranë me projektin “Tirana Ime”; Bashkia Skrapar me projektin “Zhvillimi i turizmit dhe promovimi i zonës”; dhe Bashkia Fier me projektin “Ngritja e një qendre ditore për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara”.

Pas zbatimit të Reformës Administrative Territoriale 61 bashkitë e vendit kanë më shumë kompetenca, territore e popullsi më të mëdha,  dhe kanë mundësi dhe sfida të shtuara në aspektin ekonomik e social si dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Konkursi Kombëtar i Praktikave të Mira nga qeverisja vendore kishte qëllim pikërisht evidentimin e përpjekjeve të bashkive për t’iu përgjigjur sfidave që kanë dalë nga zbatimi i reformave, dhe shpërblimin e disa nga nismat më të mira prej këtyre bashkive.

Konkursi u organizua nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore dhe Programi për Decentralizim e Zhvillim Vendor (DLDP), që zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation dhe financohet nga qeveria Zvicerane. Programi DLDP prej thuajse një dekade punon me njësitë e qeverisjes vendore në veri të Shqipërisë, duke dhënë mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të NJQV-ve dhe financimin e projekteve vendore. DLDP gjithashtu ka dhënë mbështetje edhe për një sërë reformash kombëtare dhe hartimin e politikave dhe kuadrit ligjor që ndikon qeverisjen vendore në Shqipëri.

ma.me

Next Post
Hakmarrje? Barazoi 1-1, Kukësi dëbon Korabin nga stadiumi

Hakmarrje? Barazoi 1-1, Kukësi dëbon Korabin nga stadiumi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com