• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtabi i Ramës: Flamur Ndoka ushtron presion në Maqellarë

by Aalison Pearse Stevens
04/09/2016 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtabi Elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Muharrem Rama ka denoncuar presionin që sipas saj po ushtrohet nga ish-Ministri i Brendshëm Flamur Noka ndaj nëpunësve të njësisë administrative të Maqellarës.

Sipas Shtabit Elektoral të Ramës, deputeti i Partisë Demokratike ka intensifikuar veprimet e tij në përpjekje të hapur për të ndikuar në tjetërsimin e vullnetit të lirë të banorëve të njësisë së dytë administrative më të madhe në Bashkinë Dibër.

“Gjatë tre ditëve të fundit, nga ana e zotit Noka është faktuar të jenë kryer telefonata kërcënuese dhe fyese ndaj: Gj.T. drejtoreshë e gjimnazit Maqellarë; G.Q. drejtor i shkollës 9-vjeçare në Maqellarë; E.M. drejtor i shkollës 9-vjeçare Kllobçisht; M.V. zv.drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare Pocest dhe R.D. specialist i ndihmës ekonomike në Maqellarë”.

Shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë për të parandaluar dhe ndëshkuar ushtrimin e presionit ndaj zgjedhësve dhe tjetërsimin e vullnetit të tyre në prag të zgjedhjeve të 11 shtatorit.

Gjithashtu, Shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” u bën thirrje të gjitha misioneve të vëzhgimit ta ndjekin nga afër dhe dokumentojnë këtë veprimtari antiligjore të eksponentëve më të lartë të Partisë Demokratike.

“Kërkojmë nga Partia Demokratike ti japë fund menjëherë presioneve tanimë të shtrira në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë së Dibrës. Qytetarët e Dibrës nuk mund të ofendohen dhe kërcënohen. Ata duhet të zgjedhin me vullnetin e tyre të lirë kryebashkiakun e ardhshëm” përfundon deklarata.

Next Post
Mrekullia e Nënë Terezës e treguar nga Monica, e shëruar nga kanceri

Mrekullia e Nënë Terezës e treguar nga Monica, e shëruar nga kanceri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer

“Si do sulmosh Edi Ramën kur e ke partner në qeverisje”, avokati: Me Berishën PD nuk është alternativë

February 23, 2026
Aksident me vdekje në Kakavijë-Gjirokastër, e moshuara përplaset nga oficeri i policisë

Humbi kontrollin e mjetit, ndërron jetë shoferi 34-vjeçar, pasagjeri në gjendje të rëndë

February 23, 2026
“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

“Të mërzitur dhe të frustruar”, BE kundër Hungarisë: Mos vendosni veton për sanksionet ruse

February 23, 2026
“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

February 23, 2026
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

Çfarë e shqetëson Sali Berishën? Meçe: Gjyqi ndaj tij, ngjarja më e rëndësishme e 35 viteve!

February 23, 2026
Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

February 23, 2026
25 të vrarë nga trazirat pas vdekjes së “El Mencho”, Meksika dërgon 2 500 ushtarë në Jalisco

25 të vrarë nga trazirat pas vdekjes së “El Mencho”, Meksika dërgon 2 500 ushtarë në Jalisco

February 23, 2026
Dyshohet për përfshirje në trafik droge, shqiptarit i sekuestrohet vila prej gjysmë milioni eurosh në Itali

Dyshohet për përfshirje në trafik droge, shqiptarit i sekuestrohet vila prej gjysmë milioni eurosh në Itali

February 23, 2026
Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In