• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shtabi Qëndror i Ushtrisë së Babaleve

by Nasho Bakalli
24/05/2018 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Nasho Bakalli

Udhëheqësia e PD, nga tani e ca kohë më parë, e vetndryshoi nofkën e saj nga SHQUP, që socialistët i’a kishin ngjitur, në SHQUB (Shtabi Qëndror i Ushtrisë Babaleve).

SHQUB-i me taktikat dhe teknikat infantile të luftës tij politike, për shembull, se “… Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj i kanë ofruar “Babales” 200mijë euro me qëllim që ai të ndryshojë dëshminë e vet…”, sigurisht, që nuk i shërben përmbushjes të dëshirave më të rëndësishme të anëtarësisë të thjeshtë të PD. Kjo është edhe përgjigjia themelore e pyetjes “Pse themeluesit e PD nuk u pranuan, nga SHQUB-i, kohët e fundit, anëtarë në forumet qëndrore drejtuese të PD?”

Po sa është numuri i antarëve të Shtabit Qëndror të Ushtrisë të Babaleve, dhe cilët janë ata? Janë rreth 55 veta. Këto, të gjithë të përhimtë.

Për ta vërtetuar faktin se numuri i shtabistëve është afro 55, ose diçka mbi numurin 55, mjafton të ze në gojë pohimet – të ardhura këto prej të njohurve që kam në degët e PD – se nuk ka grupe Babalesh që shëtisin rrugëve të qyteteve dhe fshatrave, dhe kjo gjë po i bën, kështu, një shërbim të madh qetësisë publike në rrethe. Po të njëjtat burime argumentojnë se qytetrimi i sotëm modern europian, që vlon edhe mes shumë qytetarëve shqiptarë, nuk e pranon babaleizmin – siç bëhej më parë në diktaturë – as si ideologji dhe as si praktikë pune partiake për të fituar pushtet të pa votuar nga populli; pa liri dhe pa ndershmëri.

Në SHQUB konstatohet, gjithashtu, një e metë tepër e madhe. Këtë jo se nuk e dinë anëtarët më të vjetër të saj, por, ata janë të shtërnguar të vazhdojnë në heshtje nga shkaku jo vetëm i abuzimeve financiare që kanë bërë me fondet e projektit “SHQUB”, po, edhe nga arësyeja tjetër; ajo e shterrimit të prurjeve të reja në SHQUB. Po cila është e meta? E meta është se në SHQUB ndodhen të përzierë babale të kategorive të ndryshme. Ka babale ekstremistë, ose të sëmurë nga mania e persekutimit; megalomanë; melankolikë etj.

Kjo gjë duhet ndrequr, pasi e koklavit jo pak pozitën, për shembull, e atyre shtabistëve që janë atje vetëm për prehje, apo, vetëm për lavdi. Eshtë një dëm, për fatet e çastit dhe të pritshme të SHQUB-it, kur një babaleist ekstrem bashkëjeton, brenda Shtabit, më një babaleist melankolik. I pari, arrin deri në krime. Dhe ka shëmbuj për këtë. Katër të vrarët në Bulevard – 21 janar 2011.

Ekstremisti përveçse i nxin faqen PD dhe shqetëson publikun e gjërë me punët e klithma e tij të përçartura, ai, ka nevojë të kalojë një farë kohe edhe në qelinë e burgut. I dyti, melankoliku, është rob pothuajse i qetë, dhe nuk do gjë tjetër përveç mbrojtjes, urtë e butë, me emërin e Partisë në gojë, të interesit vetiak. Ja një rrëfenjë që thonë se ka ndodhur së fundi, dhe se ka krijuar konfuzion në rradhët e anëtarëve të SHQUB-it. “Pasi Lulzim Basha e takoi dhe bisedoi me Babalen për çështjen “Xhafaj” – kur po ndaheshin – Luli i shtërngoi Babales dorën duke e falenderuar për çfarë ai kishte bërë; po ajo që e la fare pamend Babalen ishte kur dëgjoi Lulzmin ti thotë: mos harro i nderuar Albert se, Babalja i vërtetë jam unë.”

Babaleizmi, ky mjet barbar, revolton shpirtin e çdo njeriu të nxënë. Gjithësesi. Nga ana tjetër lipset të tregohemi edhe lëshues kundrejt të mjerëve, atyre shtabistëve që bredhin rrugëve, dhe, që e kanë vetë fajin për anomalinë e tyre shpirtërore e mendore. Vlen që – krahas publikut, masmedia, OJF – edhe qeverinë ta udheheqin, përkundrejt opozitës, ndjenjat humanitare. Përkujdesja e saj, karshi akuzave të SHQUB-it, të jetë e bazuar në gjetje që burojnë nga mjete e metoda të vërteta shkencore. Kjo i’a lehtëson dhe nuk i’a rëndon opozitës hallin, që e ka zënë.

Pra, duke i’u afruar mbylljes këtij shënimi, mbetet i pabisedueshëm fakti që: selia e SHQUB-it, ndonëse e areduar bukur e mirë , nuk ka vend për akomodimin e më shumë se 55 babaleve. Kaq babale ka, laj thaj, e gjithë PD. Ç’ ti bësh?

Nga këto e të tjera bëma të SHQUB-it, të cilat, lexuesi i nderuar i di më mirë se unë, kuptohet se është nevojë e domosdoshme, urdhëruese, që, të ndodhë ndarja e përjetshme e SHQUB-it nga PD. Ose, më mirë. Pastrimi i PD, nga SHQUBI-stët. Tjetër kategori njerëzish janë anëtarët e pashërueshëm të PD në SHQUB, dhe, tjetër kategori janë ata që kanë besuar dhe ende besojnë vërtet te demokracia, humanizmi, atdhetaria. Për këta të fundit SHQUB-i është i panevojshëm, veçanërisht nesër kur era e ndryshimit do të jetë edhe më e favorëshme për mbarëvajtjten e drejtësisë shoqërore.

Next Post
17 mijë lekë për një sapun 2 dollarësh, si po mashtrohen me shitjet ONLINE shqiptarët

17 mijë lekë për një sapun 2 dollarësh, si po mashtrohen me shitjet ONLINE shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In