Gjykata Kushtetuese është duke shyqyrtuar sot kërkesën e Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar.
Presidenti Meta kërkoi në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.
Ndërkohë që në seancën e sotme, Presidenca ka kërkuar marrjen e kohës për ekzamimin e provave shtesë.
“E kemi pritur prej dy vitesh këtë seancë. Nuk është marrë në shqyrtim kërkesa për prova shtesë. Kemi 2 vite që kërkojmë prova shtesë dhe ende nuk i kemi marrë. 24 orë nuk mjaftojnë për të shqyrtuar dokumentet, nuk shprehemi në këtë seancë. Vetëm dje Këshilli i Ministrave i ka vënë në dispozicion dokumentet. Ne duam që të njihemi me provat dhe të caktojmë një tjetër seancë”, ka thënë Këshilltari ligjor i Metës, Bledar Dervishaj.
/b.h










