• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptaro-amerikanët skeptikë për idenë e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

by Java News
28/09/2018 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup përfaqësuesish të komunitetit shqiptar të Nju Jorkut reaguan dje rreth ideve për korrigjime kufijsh ose shkëmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë të paraqitura nga Presidenti Hashim Thaçi. Ata komentuan për Zërin e Amerikës pas një shkëmbimi mendimesh me Presidentin e Kosovës, i cili i dha fund qëndrimit në Nju Jork.

Në takimin me Presidentin Thaçi, përfaqësuesit e komunitetit shqiptar të Nju Jorkut bënë pyetje për idenë e tij rreth një korrigjimi kufijsh me Serbinë, që në publikun e gjerë tashmë është interpretuar si shkëmbim territoresh mes dy vendeve: veriu i Kosovës me shumicë serbe në shkëmbim të Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare.

Në takim nuk pati debat, aty thjesht u dëgjuan me mirësjellje përghjigjet e Presidentit Thaçi. Por nëse do të përmblidhej me një fjalë përshtypja me të cilën dolën nga bashkëbisedimi përfaqësuesit e diasporës, kjo fjalë do të ishte skepticizëm. Mark Gjonaj anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, thotë se shqiptarët në SHBA nuk mund të formulojnë një qëndrim nëse nuk dëgjojnë nga palët e ndryshme politike.

“Presidenti Thaçi ishte shumë transparent dhe i hapur në bisedën e tij. Ne do të kemi takime të tjera me udhëheqës të tjerë, me Kryeministrin e Kosovës dhe Presidentin e Shqipërisë. Pas kësaj, komuniteti ynë do të mblidhet dhe do të publikojë një deklaratë. Presidenti Thaçi shpjegoi hapur se nuk do të ketë shkëmbim territori me Serbinë pa një referendum. Ne nuk jemi të gatshëm të japim asnjë pëllëmbë tokë të Kosovës. Çdo pëllëmbë e saj është e rëndësishme për ne, ashtu si çdo fëmijë është i rëndësishëm për një prind.”

Haxhi Dauti, i cili kryeson Këshillin Shqiptaro-Amerikan prej gati tre dekadash, thotë se është një barrë shumë e rëndë që vetë Presidenti Thaçi të fillojë e të bisedojë për territore të Kosovës.

“Nuk e di se përse Presidenti merret me këtë punë dhe kërkon të korrigjojë kufijtë. Sepse me korrigjimin e kufijve atje do të hasim në probleme. Në pikën e parë ai flet për Luginën e Preshevës pra për ndërrim tokash. S’ka shqiptar që nuk e do Luginën e Preshevës. Mirëpo si do të jetë në gjendje Kosova ose Presidenti i saj ta marrë atë territor nën kontroll kur nuk kanë një ushtri. Sepse Serbia kurrë numk i jep tokë Kosovës dhe këtë le ta heqim nga mendja.”

Xhevat Kukaj, përfaqësues i shoqatës Shpresa, thotë se Presidenti Thaçi është në rrugë të gabuar.

“Për të diskutuar dhe për të lëvizur kufijtë është një gjë e pamundur. Ne të gjithë e dimë se Serbia nuk është e gatshme në asnjë mënyrë të japë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin. Ajo kërkon një dëmshpërblim për këtë, kërkon nëse Kosova i jep Ujmanin, Trepçën, të cilat janë vendet më jetike për Kosovën. Nëse këto i jep, atëherë ku mbeti Kosova, çfarë kemi aty?”

Besim Malota, anëtar i Kryesisë së Vatrës, thotë se ideja e ndryshimit të kufijve është thjesht një strategji, por pa pasoja praktike.

“Vatra nuk njeh asnjë lloj shkëmbimi territoresh shqiptare me territore shqiptare. Për ne, të gjitha territoret që janë brenda kufirit të sotëm të Kosovës janë shqiptare, ashtu siç janë edhe ato në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.”

Personalisht, zoti Malota e mbështet idenë e një korrigjimi kufijsh që ai e quan një strategji:

“Korrigjim kufijsh do të thotë kthimi i pronave të Kosovës që i kishte para vitit 1950. Prandaj unë mendoj se kjo është ajo që thotë Presidenti i Kosovës: korrigjimin e gabimeve që janë bërë nga 1950 deri në 1959, por jo ndonjë ndryshim tjetër, jo për të falur prona të tjera ose të japim diçka e të marrim diçka. Pra, të kthehet harta e vitit 1950. Kjo është një strategji. Unë nuk besoj kurrë që ne mund ta marrim Preshevën.”/VOA

ma.me

Next Post
Formula 1/Vettel ende optimist

Formula 1/Vettel ende optimist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In