• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptarja shkon në Siri me të birin 6 vjeç, akuzohet për rrëmbim personi

by Aalison Pearse Stevens
08/02/2016 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nënë shqiptare, Valbona Berisha rezidente në komunën Barzago në rajonin e Lombardisë akuzohet nga drejtësia italiane për sekuestrim personi.

Më 17 dhjetor të 2014, 33 vjeçarja së bashku me djalin e saj vetëm 6 vjeç është larguar drejt Sirisë duke iu bashkuar Luftës së shtetit islamik ISIS.

Pak ditë më parë është zhvilluar në qytetin e Lekos në Veri të Italisë, seanca e parë gjyqësore ndaj ngjarjes së denoncuar rreth një vit më parë nga bashkëshorti i Valbona Berishës, Afrim Berisha.

46-vjeçari Afrim Berisha i martuar me Valbona Berisha, jeton në Itali prej vitit 1995, me profesion punëtor ndërtimi.

Çifti ka tre fëmijë, dy vajza e një djalë, raporton Ora News.

Për autoritetet italiane Afrim Berisha ka rrëfyer se më datën 17 dhjetor 2014 pasi ishte kthyer në shtëpi në orarin e drekës, nuk kishte gjetur djalin e vogël asokohe 6 vjeç, e as bashkëshorten e tij. Pak ditë më vonë, gjatë muajit janar të 2015 nga gruaja e tij Valbona kishte marrë mesazhin se ajo e djali ndodhen në Siri e se i janë bashkuar idealeve të luftës së shtetit islamik.

Në një tjetër mesazh ajo i dërgon dhe tre fotografi të djalit duke e siguruar se janë mirë. Afrimi me ndihmën e një miku të tij shqiptar niset menjëherë drejt Turqisë për të kërkuar e rimarrë djalin e tij, por në kufi me Sirinë ndalohen nga një postobllok i luftëtarëve të ISIS duke u detyruar të kthehen pas. Udhëtimin drejt Sirisë Afrim Berisha e tenton dhe një herë të dytë i gatshëm të paguaj dhe rreth 180 mijë euro në shkëmbim të djalit, para të mbledhura nga zemërgjerësia e miqve e të afërmëve për ta ndihmuar, por pa asnjë rezultat.

Sipas hetimeve Valbona Berisha me djalin e saj 6 vjeç është larguar nga aeroporti i “Orio al Serio” i Bergamos drejt Stambollit e më pas ka udhëtuar drejt Sirisë.

Është lokalizuar se vendodhja e saj në Siri ka qënë midis Aleppos e Raqqa.

Në komunën e vogël të Barzagos me jo më shumë se 3 mijë banorë, çiftin Berisha e njohin të gjithë.

Bashkëshortja e tij Valbona rreth 3 vjet më parë u mbulua me veshjen e gruas myslimane.

Për mediat italiane, banorët e qytezës së Barzagos e përshkruajnë çiftin Berisha “një familje me kulturë myslimane por jo integralistë”. Po për median italiane të afërmit e çiftit Berisha janë të bindur se gjithçka ka ndodhur përmes internetit, me anë të të cilit Valbona ka hyrë në kontakt me luftëtarë të Kalifatit islamik e është bindur të braktis gjithçka duke marrë me vete djalin e saj 6 vjecar e duke i lënë Afrimit dy vajzat më të rritura 10 e 8 vjeç.

Ekspertët e antiterrorizmit prej kohësh kanë verifikuar se djemtë në moshë të vogël janë më të preferuarit e luftëtarëve të ISIS, pasi mund të manipulohen, të stërviten e të përgatiten për Luftën e Kalifatit Islamik.

Ka kaluar më shumë se një vit nga dita kur Afrim Berisha nuk ka parë djalin e tij, tashmë 7 vjeçar e nuk ka më asnjë lajm nga bashkëshortja e tij Valbona. Pak ditë më parë Afrim Berisha, për të përditshmen “Il Giorno”, shprehet se ka frikë se mos djali i tij ka vdekur nën bomba apo në beteja lufte.

”O Zot nuk dua të jetë kështu por nuk kam më asnjë lajm”, thotë Afrimi.

Tre fotografitë e djalit që nëna e tij Valbona m’i dërgoi në janar të 2015 tashmë janë në duart e policisë italiane e në dispozicion të hetimeve. Informacionet e autoriteteve italiane në bazë të analizave të sistemit GPS të celularit përcaktonin vëmëndjen e Valbona Berishës e djalit të saj në Al-Bab, në veri-lindje të Aleppos, një zonë e zjarrtë lufte.”Kam frikë se djalit mos i ka ndodhur një gjë e keqe, mund ta kenë detyruar të luftoj dhe pse është i vogël e mund të ketë mbetur i vrarë në luftë”- shprehet Afrimi.

Nuk di çfarë të mendoj, po humb shpresën e se nuk do ta përqafoj më kurrë. Nuk pata mundësinë as ta përshëndesja para se të largohej.”

Në ndihmë të babait shqiptar është shprehur politikisht një vit më parë dhe senatori i Lega Nord, Paolo Arrigoni. Ai ka kërkuar një interpelancë parlamentare nën vëmëndjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme e të Ministrisë së Brendshme.

“U kërkoj autoriteteve të shtetit italian, deklaronte një vit më parë senatori Arrigoni, iniciativa për të ndihmuar për të shpëtuar djalin e Afrimit nga duart e luftëtarëve të shtetit islamik.”

“Çfarë informacionesh ka shteti italian mbi këtë cështje?”

“Çfarë po bën për ta gjetur e riatdhesuar vogëlushin?”

Me vendimin e marrë pak ditë më parë Prokuroria italiane e qytetit të Lekos, me prokuror çështjesh Nikola Preteroti, nëna shqiptare Valbona Berisha 33 vjeç akuzohet për sekuestrim minoreni, të djalit të saj e emigracion klandestin.

Next Post

Avokatët bojkotojnë proceset gjyqësore, në Tiranë rreth 60 seanca të shtyra 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE! Spiropali: largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga mua!

KUVENDI LIVE! Spiropali: largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga mua!

March 5, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

“Brenda vitit vjen Brakiterapia”, Sala për mungesën e barnave të Onkologjiku: Po kërkojmë zgjidhje definitive!

March 5, 2026
Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

Zbardhet djegia e qëllimshme e biznesit në Vlorë: Arrestohet 37-vjeçari pas muajsh në kërkim

March 5, 2026
Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

Tjetërsuan 2350 m² tokë në Mëzez, pranga dy përfituesve dhe pezullim tre zyrtarëve të Kadastrës

March 5, 2026
Përplasje pas mesnate në Komision, reagon Beqaj: Nuk lejoj që opozita ta përcjellë dështimin në nëpërkembje të dinjitetit tim

Procedura për “Sterilizimin”: Dy juristë të njohur ngrejnë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Beqajt

March 5, 2026
Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Tiranë, pamjet e autorit të armatosur

March 5, 2026
Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

Irani mohon lëshimin e raketës drejt Turqisë, thotë se respekton sovranitetin

March 5, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Thirrja e fundit nga PD: Shqiptarë, mos blini naftë! Sidomos ju që keni makina për tangërllik

March 5, 2026
“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

“Pse i thashë JO Berishës për muxhahedinët”, Visho Ajazi: I shpëtuam, por na rrezikojnë sigurinë

March 5, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In