• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokatët bojkotojnë proceset gjyqësore, në Tiranë rreth 60 seanca të shtyra 

by Aalison Pearse Stevens
08/02/2016 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetëra avokatë në mbarë vendin i janë përgjigjur thirrjes për protestë nga ana e Dhomës së Avokatisë, duke braktisur kështu një sërë seancash gjyqësore. Protesta zhvillohet kundër vendimit të Këshillit të Ministrave që përcakton një nivel të ri të pagës së referencës si dhe rritje të tarifave të shërbimeve dhe kontributeve shoqërore.

Vetëm në Tiranë janë numëruar më shumë se 60 seanca të shtyra për shkak të bojkotit të avokatëve, përfshi këtu gjyqet civile dhe penale.

Edhe avokatët në Fier bojkotuan seancat . Shkak është bërë vendimi i qeverisë për rritjen e tarifave të shërbimeve dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore per këtë profesion.

gjykata fierit

Rreth 60 seanca gjyqësore të planifikuara për këtë të hënë në Gjykatën e Fierit do të shtyhen sepse nuk mund të zhvillohen pa praninë e avokatëve. Duke respektuar parimet penale Dhoma e Avokatisë ka caktuar një avokat të gatshëm për seancat për masë sigurie, ndërsa do të penalizohet çdo avokat që shkel urdhërin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë nëse merr pjesë në seancat

Capture

Në Fier ushtrojnë aktivitetin e tyre 370 avokatë.

Edhe Dhoma Rajonale e Avokatisë Elbasan i është bashkuar grevës së paralajmëruar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë e cila kundërshton paketën fiskale të qeverisë ku parashikohet rritja e taksave për profesionaet e lira. Avokatët theksojnë se neës nuk do të mbrojnë të drejtat e tyre nuk do të jenë të aftë të mbrojnë të mbrojnë të drejtat e qytetarëve, shkruan TCH.

Edhe në Lushnje, avokatet i janë përgjigjur thirrjes së shoqatës për të bojkotuar seancat gjyqësore. Rreth 35 avokatë të Dhomës së Avokatisë së Lushnjes u mblodhën përpara gjykatës, duke u shprehur kundër vendimeve të marra nga qeveria për nivelin e tatimit për sigurimet shëndetësore dhe shoqërore ndaj tyre. Kreu i dhomes se avokatëve në Lushnje, Kozma Jano tha se kjo grevë do të përshkallëzohet në ditët në vazhdim.

Pati edhe avokatë që pohuan se ky vendim është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse, sipas tyre nuk mund të përcaktojë qeveria pagën e avokatëve.

Në gjykatën e Lushnjës u zhvilluan me prezencë të avokatëve vetem seancat e vlerësimit të masave të sigurisë.

Next Post

Haradinaj: Kërkova shpërndarjen e Parlamentit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In