Një shqiptare nga Kosova, e cila jeton në Vjenë të Austrisë ka treguar se si i ka shpëtuar sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në këtë qytet.
Siç shkruan Ekspress, në lagjen ku ndodhi sulmi, ajo e kishte lënë të takohej me shoqen e saj.
Por në momentin e fundit, për fat të mirë, takimi i tyre ishte anuluar.
“.. pastaj veç kur degjoj që po në atë lagje ku e kishim lene takimin tonë ishte një ngjarje jashtezakonisht e tmerrshme .. menjëherë afrova fëmijët e mi i përqafova shumë dhe thash me vete “Oh Allah kujt i paskam bërë një nder që më mbrojte nga rreziku”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook.
g.kosovari