Shkencëtarja dhe kozmologia shqiptare Laura Mersini Houghton rrëfen për jetën e saj dhe lidhjet me Shqipërinë.
Ajo organizoi në Suedi një konferencë me 32 shkencëtarët më të rëndësishëm në botën e fizikës. Sukseset e saj në botën e shkencës janë të panumërueshme. Për të mbërritur aty ku është, ka kaluar një rrugë plot sfida.
Ditën e parë të shkollës, kur ishte 6 vjeç, nuk e ka harruar as sot e kësaj dite… Atë ditë babai i saj u internua nga regjimi komunist.
Bëhet fjalë për shkencëtaren dhe kozmologen shqiptare Laura Mersini Houghton, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe punon në Universitetin Amerikan të Karolinës së Veriut, në Chapel Hill. (javanews.al / a.n)