Shqiptarët, talente të vërteta për të kënduar. Gara e talenteve të muzikës “The Voice” ka nxjerrë gjithmonë talente shqiptarë nëpër botë. E fundit është Belinda Iberhysaj nga Deçani i Kosovës, që garon në shtetin e Belgjikës. Belinda ka pasur një paraqitje mbresëlënëse duke i bindur të gjithë trajnerët që të ktheheshin qysh në katër sekondat e parë të këngës. Kënga “Ho Hey” e kënduar nga Iberhysaj bëri që publiku të qante duke e përjetuar këngën, e që në fund qau edhe vet Belinda.
Të gjithë trajnerët u mblodhën rreth saj dhe e përkrahën fuqishëm. Në fund pas shumë debateve mes trajnerëve se kush do ta merrte ajo mori këngëtaren e njohur amerikane që jeton në Belgjikë, Beverly Jo Scott.