• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shqiptarja kërcënonte italianin: 100 mijë euro ose dalin fotot që ke bërë seks me mua

by Java News
08/04/2016 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vajzë shqiptare e cila punonte si prostitutë në Itali është arrestuar pasi ka shantazhuar një shtetas italian. E arrestuara Alba Bugjzi, akuzohet për zhvatje pasi kërkoi 100 mijë euro që të mos e denonconte për marrëdhënie me të mitur.

I dëmtuari pasi bëri denoncim në Polici, sqaroi se e kishte takuar shqiptaren në tetor të vitit 2015 në Bolzano. Pas disa takimesh, 21-vjeçarja i kishte kërkuar 100 mijë euro pasi në të kundërt do ta denonconte në Polici për seks me të mitur si dhe do t’i paraqiste foto komprometuese autoriteteve duke pretenduar se ishte nën 18 vjeç.

Schermata-2016-04-08-alle-18.02.05-720x289
Momenti i dhënies së parave

Pas kësaj, më 8 prill, nën vëzhgimin e Policisë i shantazhuari takoi shqiptare dhe i dha një shumë parash. Kartëmonedhat ishin fotokopjuar paraprakisht nga Policia dhe kjo gjë çoi në arrestimin e saj.

 

Në hetim është përfshirë dhe partneri i shqiptares, K.J., shtetas shqiptar i datëlindjes 16.03.1989. Nisur nga standardi i lartë i jetesës, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse ka pasur dhe persona të tjerë të mëparshme që kanë rënë në grackë e këtij çifti.

 HISTORIA

Alba dhe italiani nisën të kishin një lidhje dhe shqiptarja i kishte folur atij për problemet e panumërta financiare dhe familjare që kishte.

Por, në fund të marsit gjithçka ndryshoi. E reja nisi ta kërcënonte mikun apo klientin e saj. Duke u shtirur si minorene, ajo i tha se do ta denonconte nëse nuk i jepte 100 mijë euro.

Pas këtij kërcënimi, italiani ka shkuar menjëherë në Polici ku ka treguar të gjithë historinë dhe ka kërkuar ndihmë.

Policia vëzhgoi lëvizjet e denoncuesit si dhe përgjoi bisedat e tij me prostitutën deri në momentin kur ajo kërkoi një pagesë të parë prej 10 mijë euro.

Sipas instruksioneve të agjentëve të Policisë, ai takoi vajzën për t’i dorëzuar shumën e parave. Pak çaste pasi i dha në një zarf shumën e rënë dakord, Policia ndërhyri duke arrestuar.

Gjatë hetimeve, u zbulua se vajza që në fakt ishte 21 vjeçe jetonte me partnerin e saj në hotele luksoze. Gjithashtu, policia ka sqaruar se vajza nuk kishte asnjë material komprometues me të cilin shtazhonte klientin e saj. Panorama

Next Post

Policia bllokon hyrje-daljet e Sarandës, në kërkim disa persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In