Si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të Korfuzit, në Greqi humbi jetën një 30 vjeçare me origjinë nga Shqipëria.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së premtes në autostradën Korfuz- Paleokastritsa. Shkaktar i aksidentit është drejtuesi i një mjeti, 71 vjeçar, i cili u arrestua këtë të shtunë (13 gusht) nga policia vendase.
Shqiptarja u plagos rëndë dhe më pas ndërroi jetë gjatë transportit për në spital. I moshuari nuk i ka dhënë ndihmën e parë shqiptare, duke e lënë të braktisur në rrugë.