• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shqiptarja histori suksesi në Austri, dekorohet me çmimin special

by Java News
20/10/2017 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emigrantja shqiptare Elona Kamberi, zyrtare e lartë për komunikim publik në Ministrinë e Bujqësisë dhe Mjedisit të Austrisë (femra e parë e huaj që punon në një kabinet ministror austriak), është dekoruar nga ministri Rupprechter me çmim special për kontributin e saj në projektin më të ri për zhvillim rural në Austri!

Elona këtë çmim ia ka dedikuar mikes së saj të ndjerë Dr. Vlorë Mehmetit e cila ditë më parë ndërroi jetë në moshë shumë të re, shkruan në një postim në fb gazetari Demir Reshiti.

“Të dashur/a mike dhe miq! Mbrëmë kisha nderin të dekorohem nga shefi im – ministri i bujqësisë dhe mjedisit, z. Andrä Rupprechter – për kontributin tim në projektin më të ri për zhvillim rural në Austri. Çmimin ja dedikoj mikes sime tashmë të ndjerë Dr. Vlorë Mehmetit që më ishte model dhe inspirim në çdo aspekt. Të prehet në paqe shpirti i saj i ndritur, do ta kujtoj gjithmonë me kokën lartë!”, ka shkruar Elona në Facebook.

Elona Kamberi është e lindur në fshatin Blaç të Opojës ku e ka përfunduar edhe shkollimin fillor, ndërkaq në vitin 2004 emigroi në Vjenë të Austrisë ku vazhdoi gjimnazin dhe studimet në drejtimet shkenca politike dhe komunikim transnacional në gjuhet gjermanisht, anglisht dhe italisht.

Karrierën profesionale e filloi si asistente për projekte shkencore në Universitetin e Vjenës.

Në vitin 2012 filloi punën si gazetare në gazetën prestigjioze Austriake “Die Presse” ku punoi për dy vite në redaksinë për politikë të jashtme. Në vitin 2014 filloi punën si koordinatore për marrëdhënie ndërkombëtare në kabinetin e ministrit të bujqësisë dhe mjedisit, Andrä Rupprechter.

Nga viti 2015 punon si zyrtare e lartë për komunikim publik dhe udhëheq redaksinë e kësaj ministrie. Paralelisht është duke përfunduar studimet postdiplomike për komunikim politik në Akademinë e Qeverisë së Austrisë (Verwaltungsakademie des Bundes). — mit Elona Kamberi.

a.ç

Next Post
Milani vetëm një barazim të bardhë me AEK-un e Athinës

Milani vetëm një barazim të bardhë me AEK-un e Athinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com